• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Zanfina, e treta në Festivalin ndërkombëtar të Ohrit

Publikuar: 23.08.2012 - 21:19

Ohër, 23 gusht - Këngëtarja nga Prishtina, Zanfina Ismaili,  e përzgjedhur për përfaqësimin e Shqipërisë në  “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit”, ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.

Në konkurrencë të 22 këngëtarëve nga Ballkani e më gjerë, Zanfina u shpërblye me çmimin e tretë të jurisë profesionale, duke shtuar edhe një shpërblim në sirtarin e saj.

Ismaili u prezantua me këngën e saj të re “Dy minuta “ dhe përveç të pranishmëve në mjediset e Sarajit të poshtëm në Ohër, mbrëmë ajo mahniti edhe teleshikuesit nga mbarë Ballkani.

Ky festival u transmetua në Servisin Publik të Maqedonisë, në “Vizion Plus”, si dhe nëpër televizionet më prestigjioze të shteteve pjesëmarrëse.

Komente (1)

linda30.08.2012/23:13

mir shum valla

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe diell
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell