Madonna paditet për mbështetjen ndaj homoseksualëve rusë

Artikujt tjerė
- Madonna paditet për mbështetjen ndaj homoseksualëve rusë
- "Loja" me martesën Jolie-Pitt
- Aktorja flokëkuqe e Sylejmanit të Madhërishëm, turko-gjermania Meryem
- Françeska e BB ndalohet me të kërkuarin nga policia
- Michele Obama, Gaga dhe Beyonce ndihmojnë të pastrehët
- Këngëtarja Nicki Minaj ka mbetur pa zë
- Aktorja e 90210, Jennie Garth nuk ngutet
- Chris Brown dëshiron që Rihanna të mos flet për rrahjen
- Gerard Depardieu akuzohet për sulm ndaj motoçiklistit
- Rita Ora në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë!?
Moskë, 19 gusht - Disa aktivistë rusë kanë paditur Madonnan për mbështetjen e dhënë për homoseksualët rusë, pasi ata pretendojnë se ylli amerikan kishte fyer rusët gjatë një koncerti të mbajtur së fundi në Shën Petërsburg.
Aktivistët që kundërshtojnë dhënien e të drejtave homoseksualëve kanë kërkuar që të marrin miliona dollarë dëmshpërblim në rast se Madonna shpallet fajtore. Shën Petërsburgu kishte miratuar në muajin shkurt një rregullore që ndalonte mbështetjen publike për njerëzit që janë në lidhje me partnerë të gjinisë së njëjtë. Aktivistët që kërkojnë të dëmshpërblehen kanë thënë se Madonna kishte promovuar të drejtat e homoseksualëve në një koncert ku kishte edhe adhurues të moshës 9 dhe 12-vjeçare.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Alexander Pochuyevin, avokatin që përfaqëson nëntë aktivistët, të ketë thënë se padia është dorëzuar të premten në një gjykatë lokale. Në rast se gjykatësi do ta shpallë Madonnan fajtore, atëherë organizatori i koncertit do të dënohet me dhjetë milionë dollarë amerikanë.
Duke i sfiduar kritikat se disa aktivistë rusë që përfaqëson janë njerëz që i takojnë mendimeve të shekujve të mesjetës, Pochuyev ka thënë se ai po përdor metoda shumë moderne të procesit gjyqësor.
Civilizimi modern kërkon tolerancë dhe respekt për vlera të ndryshme, është shprehur ai.
Në padinë e aktivistëve është përfshirë edhe një video, ku shihet Madonna duke u ulur në një kryq ortodoks derisa u kërkon adhuruesve të lartësojnë veshjet e tyre rozë në shenjë proteste ndaj atyre që kundërshtojnë të drejtat e homoseksualëve.
Madonna gjithashtu kishte zemëruar rusët konservativë me kundërshtimin e procesit gjyqësor ndaj tri anëtareve të grupit punk, Pussy Riot, të cilat u dënuan me nga dy vjet burgim për shkak se kishin protestuar në altarin e një kishe ortodokse kundër presidentit Vladimir Putin. Ajo kishte thënë se të gjithë ata që dënojnë këtë dënim të padrejtë le të protestojnë.








