"Loja" me martesën Jolie-Pitt

Artikujt tjerė
- "Loja" me martesën Jolie-Pitt
- Aktorja flokëkuqe e Sylejmanit të Madhërishëm, turko-gjermania Meryem
- Françeska e BB ndalohet me të kërkuarin nga policia
- Michele Obama, Gaga dhe Beyonce ndihmojnë të pastrehët
- Këngëtarja Nicki Minaj ka mbetur pa zë
- Aktorja e 90210, Jennie Garth nuk ngutet
- Chris Brown dëshiron që Rihanna të mos flet për rrahjen
- Gerard Depardieu akuzohet për sulm ndaj motoçiklistit
- Rita Ora në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë!?
- Ngjashmëria e habitshme e Sienna Millerit me Tippi Hedren
Do ketë martesë Jolie-Pitt apo jo? Prej ditësh qarkullojnë zëra kundërshtues. Njëherë flitet për martesë, madje publikohen edhe detajet e ceremonisë, e më pas përgënjeshtrohet gjithëçka.
Kryebashkiaku i qytezës piktoreske të Correns (aty ku mediat flasin se do të mbahet ceremonia) Michael Letz përgënjeshtroi zërat se kanë nisur përgatitjet për organizimin sa më perfekt të martesës mes Brad Pitt dhe Angeline Jolie.
Nuk ka absolutisht asnjë ceremoni martesore në calendar. Janë të gjitha gënjeshtra, ska asgjë të vërtetë në këtë mes, tha ai.
Por pavarësisht kësaj, tabloidi britanik, Daily Star këmbëngul dhe shprehet i bindur se dita e lidhjes së kurorës Pitt-Jolie është e afërt. Tabloidi shkruan në edicionin online për një festë të organizuar nga Brad Pitt në Londër me miqtë e tij, përfshirë edhe regjisorin Guy Ritchie, për ti dhënë fund beqarisë.









