• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Aktorja flokëkuqe e “Sylejmanit të Madhërishëm”, turko-gjermania Meryem

Publikuar: 19.08.2012 - 22:03

Mirëdita, unë do ta dëshiroja rolin në serialin tuaj – iu tha aktorja 29-vjeçe Meryem Sarah Uzerli producentëve të servilit “Sylejmani i Madhërishëm”, që janë duke e ndjekur momentalisht edhe teleshikues në vendin tonë. Dhe e fitoi rolin. Aktorja e bukur flokëkuqe është linduir e rritur në Gjermani si më e vogla nga katër fëmijët e familjes së një gjermane dhe turku. Studimet e aktrimit i përfundoi në Hamburg, ku ka luajtur edhe në disa shfaqje teatrore. Por, në vendlindjen e babait të saj ia doli pothuajse rastësisht. Një mik i saj kishte dëgjuar se po xhirohej seriali për sulltan Sylejmanin në Turqi dhe kur kuptoi se kërkohej edhe një grua joshëse që do të fitojë zemrën e udhëheqësit të madh ushtarak turk, atij iu kujtua pikërisht ajo. Meryem nuk kishte agjent, andaj iu qas telefonit, thirri në Turqi dhe tha se me dëshirë do të vinte nga Gjermania në Turqi për casting. Producentët, të cilët ishin në kërkim të aktores për rolin kryesor femëror dhe të cilët në casting kishin ftuar mbi 300 aktore profesioniste, u mrekulluan kur e panë atë. Madje edhe gjuha e saj turke jo e folur mirë aq iu pëlqeu sa që gabimet e saj gjuhësore i lanë si pjesë përbërëse të skenarit.  Gruaja, rolin e së cilës në seria e luan Meryem, në fakt është gjoja një ukrainase, e cila kishte arritur në haremin e sulltanit pas pushtimeve të ushtrisë së sulltanit. Për ta perfeksionuar gjuhën, Meryem mbeti në Turqi një vit, frekuentonte orët e gjuhës, lexonte literaturë turke dhe njihej me kulturën e Turqisë.

Meryem është momentalisht e preokupuar me xhirimin e sezonit të dytë të serialit “Sylejmani i Madjërishëm”, seria ky që po ndiqet me interesim të madh në 61 shtete të botës, shkruan gazeta boshnjake Dnevni Aavaz.

Për shkak të punës së mundimshme nuk arrin të vizitojë as familjen në Gjermani kështu me të komunikon nëpërmjet internetit. Por, duket se e zjarrta Meryem nuk ndien shumë nostalgji për Perëndimin. Edhe vet thotë se në Turqi planifikon të vazhdojë karrierën artistike, pasi në Gjermani është ende e panjohur, ndërsa për nam është e gatshme të bëjë gjithçka. Në Gjermani ajo ka lënë të fejuarin, një biznesmen 40-vjeçar, duke ia shkuar letrën e lamtumirës në zarfin brenda të cilit ndodhje edhe unaza e fejesës.

Pas arritjes në Turqi, asaj i erdhën shumë oferta dashurie, ndër të cilat edhe ajo e aktorit Halit Ergenç, i njohur për rolin e Onurit nëse rinë “1001 net”. Bashkëshortja e tij, Bergüzar Korel (Sheherezadja nga “1001 net”) thuhet të jetë tërbuar pasi ka parë skenat e para të serisë meqë thuhet se reaksioni kimik ndërmjet dy aktorëve ishte më se i qartë. Haliti kohën e tij të lirë gjithnjë e më shpesh e kalonte në shoqëri të aktores së re flokëkuqe, duke lënë anash Bergüzarit, e cila e priste në shtëpi me fëmijën dyvjeçar. Kur e kuptoi se në tryezë e prisnin letrat për divorc në qoftë se nuk ndalon të shoqërohet me  Meryem, Haliti u qetësua dhe iu kthye Bergüzarit.

Mediet turke menjëherë pas nisjes së xhirimit të serisë e lidhnin këtë aktore, pos me Halit Ergenç, edhe me Brad Pittin turk - Kıvanç Tatlıtugu, por ajo që nga pranvera është në një lidhje romantike me biznesmenin dhe plejbojin Can Ates.



 

Komente (2)

nita qitaku 13.01.2013/17:51

je nje aktore shum e bukur dhe je e lezetshe

dilara kaduku13.10.2012/18:41

sa e mire po une dua nje pergjigje a eshte shtatezene meryem uzerli ju lutem me ktheni pergjigje ju lutem

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell