• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rita Ora kremton me Usain Boltin

Publikuar: 17.08.2012 - 17:06

Londër, 17 gusht - Rita Ora, pas pjesëmarrjes në Jonathan Ross Show në London Studios, ka vazhduar mbrëmjen në një mënyrë mjaft të veçantë.

Pas emisionit, ku ishin të pranishme yjet e Olimpiadës 2012 dhe personazhe të njohura televizive, si  Jessica Ennis, Tom Daley, Jonathan Ross, Kelly Brook, Colin Farrel dhe Usain Bolt, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka festuar faktin që ka arritur 1 milion fansa  në rrjetin social Twitter.

Rita u ka shkruar fansave të saj një falënderim, bashkë me të cilin ka publikuar edhe një foto me fituesin e trefishtë të medaljes së artë olimpike, Usain Bolt.

Krahas fotografisë, Rita ka shënuar: “Për të festuar 1 milion përcjellës ... më ke më mirë, se sa me z. Bolt. Legjendë!”, transmeton Indeksonline

Përveç shoqërimit me Boltin, Rita është komentuar shumë nga mediet britanike edhe për fustanin e gjelbër që kishte zgjedhur të vishte e që vinte në pah figurën e saj joshëse. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu