• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nga turpi nuk u paraqit në premierën e filmit të saj!

Publikuar: 13.08.2012 - 09:59

Kristen Stewart ka humbur premierën e Londrës të filmit “On The Road”, në të cilin ajo  luan, sepse i vjen turp që të dalë në publik, pas skandalit dashuror në të cilin ajo kishte rolin kryesor.

Aktorja 22-vjeçare para skandalit kishte planifikuar që të shkonte në Londër dhe të ecte në tepihun e kuq për versionin filmik të klasikut letrar të Jack Kerouac. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme javëve të fundit. Kristen gjithashtu nuk dëshiron që me shfaqjen e saj në premierë ta vë filmin në plan të dytë, sepse supozohet që të gjithë gazetarët do të fokusohen pas saj dhe jo në film, që në fakt gjatë kësaj mbrëmje duhet të jetë në qendër të vëmendjes dhe për të cilin aktorja është shumë krenare.

"Për Kristenin nuk është e këndshme që të jetë në shoqërinë e kolegut të tij, aktorit Tom Sturridg, i cili është një shok shumë i ngushtë me Robert Pattinson," thotë një burim për portalin “RadarOnline”.

Për dallim nga ajo, Rob do të shfaqet në premierën e filmit të tij “Cosmopolis” më 13 gusht në Los Angeles.

Do të jetë paraqitja e tij e parë pas skandalit dashuror të Kristenit dhe Rupert Sanders, të cilën e zbuluan paparacët.

Komente (1)

nuli13.08.2012/20:28

filmi twilight ne te cilin luan kristin me robertin me la nje pershtypje te paharrueshme te cilen e kam ne mendje ngado qe shkoj dhe mendoj qe sdo te jete e lehte ta harroj

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell