• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zana Kuçi, një talente e re muzikore

Publikuar: 10.08.2012 - 19:34

E lindur në vitin 1996 në Suedi, por me prejardhje nga Kosova, Zana Kuçi mund të quhet lirisht si një nga talentet e reja që pritet të depërtojë në skenën muzikore shqiptare së shpejti. Ajo ka kryer një vit në piano në Suedi nga 2003/04, ndërsa pasioni i saj për të kënduar nuk është ndalur këtu. Vokali i saj thuhet se është trashëgim nga e ëma, ndërsa Zana këtë vit pritet të fillojë studimet në shkollën e mesme në Klippan të Suedisë, vend ku jeton me gjithë familjen e saj.

Projektet që këngëtarja e re është duke i përgatitur do të bëhen publike nga muaji tetor, kur do të lansohet projekti i parë në duet me një reper shumë të njohur, projekt ky që mbahet akoma sekret, ndërsa Zana bëhet gati që të shfaqet edhe në një kopertinë reviste. Talentin e saj këto ditë ajo e tregoi gjatë performancës së këngës “Afër dhe larg” nga Elvana Gjata, e cila u prit mirë nga dëgjuesi shqiptarë, njofton portali Editorial.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme