Ambasada amerikane: Madonna e kërcënuar në Rusi

Artikujt tjerė
- Ambasada amerikane: Madonna e kërcënuar në Rusi
- Komiku Russell do seks me ndonjë sportiste olimpike
- Jennifer Aniston ndahet nga Justin Theroux
- Carla Campbell, adhuruesja më e zjarrte e Usain Bolt (foto)
- Lindsay Lohan tregon të brendshmet
- Serena Williams nën akuzë për kërcimin në fushë (video)
- Konkurs bukurie në mes të fluturimit
- Rita Orës për tu veshur i duhen...
- Etnon i bën klip këngës me Presionin (video)
- Mihrije Braha: Nuk e kam vjedhur këngën Mitrovica ime (video)
Moskë, 9 gusht Ambasada amerikane në Moskë paralajmëron rrezikun e akteve të dhunës në koncertet që Madonna do ti ketë në Rusi këtë javë.
"Konsullata në St.Petersburg ka marrë informacione për rrezikun e dhunës fizike ndaj spektatorëve dhe atyre që do të performojnë në skenë në koncertin e 9 gushtit", thuhet në njoftimin zyrtar.
Departamenti i shtetit nuk jep të dhëna të tjera në lidhje me këto kërcënime që kanë për shënjestër Madonnën dhe koncertin e saj të së enjtes.
Ambasada porosit qytetarët amerikanë të mbeten të vëmendshëm sa i takon sigurisë personale dhe të jenë të informuar gjithë kohës për atë çka ndodh rreth tyre, veçanërisht në mjediset ku ka grumbullime qytetarësh.
Zëdhënësja e turneut të Madonnës, Liz Rosenberg tha se këngëtarja është në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe paralajmërimit të ambasadës, por koncertet do të mbahen sipas agjendës së përcaktuar më parë.
Shfaqja e fundit e Madonnës ishte të martën në Moskë, ku lëshoi edhe një mesazh në mbështetje të tre vajzave të "Pussy Riot", të cilat po gjykohen për ironizimin e presidenti Vlladimir Putin.







