• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Konkurs bukurie në mes të fluturimit

Publikuar: 09.08.2012 - 14:44

Një agjenci fluturimi vietnameze ka vendosur që përveç filmave dhe ushqimit, pasagjerëve të saj tu ofrojë edhe një konkurs bukurie në mes të fluturimit.

Pasagjerët menjëherë nxorën telefonat celularë për të regjistruar bukuroshet në avionin e VietJetAir, të cilat për 3 minuta kërcyen para spektatorëve-pasagjerë (VJA).

Edhe pse i dha klientëve diçka për tu mbajtur mend, agjencia e fluturimeve është gjobitur me 800 dollarë pasi videoja e këtij konkursi është publikuar në internet dhe po qarkullon në të gjitha rrjetet sociale.

Shefi i Aviacionit Civil të Vietnamit theksoi: “Ishte një gabim nga agjencia lejimi i një spektakli të tillë.

Një zyrtar i agjencisë u justifikua kështu: “Ishte fluturimi ynë i parë drejt një qyteti bregdetar, kështu që vendosëm të fusnim disa vajza me bikini për të përmirësuar shërbimet ndaj klientit.”

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu