• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dieta e Penelope Cruz për të qenë gjithmonë e re

Publikuar: 02.08.2012 - 22:02

Madrid, 2 gusht - Penelope Cruz është njëra prej yjeve të Hollywoodit që kanë arritur të mbeten gjithmonë të qeshura dhe të reja.

Por dieta e saj nuk është aspak e fortë, megjithëse arrin të mbajë një trup perfekt.

Për aktoren e “Piratëve të Karaibeve”, dëshira e saj për të ngrënë ushqim të freskët çdo ditë përfshin pjatat e gatuara në shtëpi, mes tyre vezët, perimet madje edhe akullore.

“Jam një zonjë e mirë shtëpie, gatuaj ushqime me shumë vitamina”, tha Cruz, transmeton agjencia Noa.

Ajo shtoi se ka frikë nga plakja, dhe se stresohet sa herë që shikon një femër rreth të 30-ve me rrudha.

Megjithatë, Cruz thekson se edhe gjyshja e saj kur kishte 30 vjeç kishte rrudha, por asnjëherë nuk u ndje e palumtur. “Nuk kam në plan të bëjë ndonjë ndërhyrje, thjesht përdor krem”, përfundoi Cruz.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell