• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Madonna zhgënjen publikun edhe në Vjenë

Publikuar: 02.08.2012 - 20:10

Vjenë, 2 gusht – Reagimet e këqija ndaj turneut botëror të pop yllit Madonna kanë vazhduar edhe në Vjenë, ku si transmetojnë mediumet e huaja, ajo ka kënduar me playback dhe ka shkaktuar pakënaqësi të madhe të fansave të saj.

Sipas mediumeve austriake, ajo së pari ka mbajtur një koncert shumë, shumë të keq, pastaj ka vizituar një muze dhe në fund në një restorant të atjeshëm ka kthyer mbrapshtë dy gjella të shërbyera.

Ky është bilanci i qëndrimit të saj për 90 orë e 48 minuta në Vjenë, para se të largohet për në Varshavë, shkruan gazeta Osteriche.

Pas një përvoje të tillë të keqe me restorantin shumë të njohur në botë, Madonna hoqi dorë nga vizita e mbrëmjes nëpër qytet dhe u tërhoq në hotelin Imperial, ku pakënaqësinë e saj e “shfryu” në studion e fitnesit.

Sipas mediumeve austriake, para 25 mijë spektatorëve në koncert, ajo këndoi playback 69 minuta, duke i lënë të pakënaqur vizitorët e koncertit të saj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell