• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“N’kuzhinë te Linda” sjell receta ushqimesh verore

Publikuar: 27.07.2012 - 15:29

Prishtinë, 27 korrik - Ditët e nxehta të verës mund të kalohen më lehtë në shoqërinë e kanalit më alternativ në Kosovë. Kohavision ka menduar edhe për ushqimet e verës. Për të dhënë propozimet e duhura se çka mund të përgatisin shikuesit e KTV-së gjatë këtyre ditëve, stafi i këtij kanali ka rezervuar hapësirë për një rubrikë të re televizive. “N’kuzhinë me Lindën” titullohet rubrika e cila do të transmetohet në kuadër të emisionit “Monochrom”, të shtunave dhe të dielave në orën 21:15. Linda, një e pasionuar pas kuzhinës, për dhjetë minuta do të demonstrojë receta të cilat janë të përshtatshme për verë.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka dhënë më shumë detaje për rubrikën e re.

“Linda e udhëheq vetë emisionin. Ajo është një kuzhiniere nga kryeqyteti dhe emisioni xhirohet në ambient shtëpiak. Shumica e perimeve që përdor janë kultivuar në bahçen e saj”, ka shpjeguar Selimaj.

Sipas tij, “N’kuzhinë me Lindën” do të jetë një format i ri televiziv i përgatitjes së recetave.

“Është një format i shkurtër. Për dhjetë minuta ajo përgatit ushqimet. Në sezonin veror do të transmetohet në kuadër të ‘Monochrom’, ndërsa nga shtatori nis në kuadër të programit të mëngjesit dhe do të ketë format ditor”, ka thënë ai.

Derisa ka thënë se ideja e “N’kuzhinë te Linda” është që shikuesve të KTV-së t’u dhurohen receta për një kohë të shkurtër, Selimaj ka zbuluar se çka do të ketë në edicionin e parë, që transmetohet të shtunën.

“Ajo demonstron pak receta tradicionale, por ka kryesisht receta me ushqimet e verës. Dy recetat e para janë një formë e re e gatimit të karkalecave të detit dhe përgatitja e ushqimeve me mjedra”, ka thënë ai.

Komente (14)

alma demaku20.05.2013/07:50

je bukur edhe keshtu por recetat me te bukura te uroj fat per ket profesion
te uroj te kesh edhe 10000 vjet sukses te pershendes

dafin llapi13.04.2013/16:38

pershendetje me pelqejn shumm recetat jan te bukura te uroj shum per punen tende ndonjeher ka receta te shpejta kam qejf tju shikoj gjitmmon ttunnggg

alea limaj13.04.2013/12:47

shum te bukurra

elina hoxha 13.04.2013/12:45

shum te bukura recetat

lumnie paci 31.03.2013/20:36

ju falemnderit per nji emision kaq te qelluar, dhe per linden komplimentet e mia me te sinqrerta per recetat e saj shume te mira dhe te shendetshme.

fatmire morina12.02.2013/14:52

mua me ka pëlqyer receta me misht te bardh me kuskus dhe me erzen shafran po nuk kam mujt me shkrue a ka mundesi me ma dergue ket recet tung ju pershendes

lona loshi31.01.2013/08:47

suksese lindes veq vazhdo


lumnie paci28.01.2013/11:02

me pelqen ky emision, dhe ndjek me interesim te madhe sepse jan receta te veqanta.
komplimente ...

mima londra06.01.2013/21:26

shum mir gatuan linda

antigona sallahu28.12.2012/18:34

a mund të ma tregoni recetën që ka qenë të premtën më 28.12.12 babadimer me lajthi

yllka24.12.2012/18:00

mua me pelqen programi te linda sepse sjell receta te shpejta te lehta e te bukura dhe un qdo he e percjell emisionin te linda dhe ju them se gjithqka ne emisionin tuaj eshte e persosur ju pershendes

nesa 13.12.2012/20:13

shum mir teper veq vazhdo

violetagoqi06.12.2012/20:45

Pershendetje!Ju uroj per punen tuaj qe e beni me shume dashuri dhe deshire.Shpresoj qe te gjitha keto receta tuaja ti paraqitni se shpejti ne nje liber me titull"TE LINDA"

xhefile novi09.11.2012/18:04

Me pelqen programi ne guzhine te Linda
ka receta interesante dhe me gatime
moderne por nga qe jepen shume shpejt
nuk arrije ti shkruaj dot te gjitha recetat prandaj do doja ti shikoja ne internet te shkruajtura jam nga shqiperia dhe ju pershendes per kete emison te bukur

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell