Sheen jep donacion prej një milionë dollarësh për ushtarët amerikanë

Artikujt tjerė
- Sheen jep donacion prej një milionë dollarësh për ushtarët amerikanë
- Edhe vajzat ia kthejnë shpinën Demi Moore
- Shkurorëzohen edhe zyrtarisht Katy Perry dhe Russell Brand
- Naomi dhe Kate në revynë e modës së mbylljes së Lojërave Olimpike
- Sirena e Pop-it, Rita Ora në kopertinën e A Hundred
- Policia ia ndërpret mbrëmjen Sabri Fejzullahut
- Katie Holmes lidhet me ish të dashurin
- Pse Elton John mendon ti japë fund karrierës muzikore
- Spice Girls në ceremoninë mbyllëse të LO 2012
- Ja fytyra e femrës perfekte
Aktori hollivudian, Charlie Sheen, i njohur për sulme të egra dhe probleme të tjera, premtoi se do ti dhurojë një milion dollarë organizatës USO, e cila i ndihmon ushtarët amerikanë, por donacioni mund të jetë edhe më i lartë nëse projekt i tij i ri televiziv - seriali "Anger Management" bëhet hit.
Siç raportojnë agjencitë, paratë - të paktën një për qind të fitimeve që Sheen i merr prej komedisë së re, do të derdhen në llogarinë e organizatës USO, e cili mbledh para për ushtarët e plagosur e të sëmurë amerikanë si dhe familjet e tyre.
Sheen ka premtuar të paktën një milion dollarë, por, në qoftë se "Anger Management bëhet hit, përqindja e tij do të ngrihet, ndërsa aktori ka premtuar se donacioni i dhënë prej tij do të jetë edhe më i lartë.
"Unë jam i nderuar që këtyre njerëzve të cilën kanë bërë aq shumë për ne, kam mundësi që diçka edhe tu kthej", thuhet në deklaratën e Sheen. "Ata rrezikojnë jetën e tyre për ne çdo ditë dhe jam i gëzuar që puna ime në Anger Management mundet sadopak tua bëjë jetën më të lehtë ushtarëve dhe familjeve të tyre."
Sheen tha se çekun e parë prej 250 mijë dollarëve për USO-në, do ta paguajë gjatë kësaj jave.








