• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Anglezët krenohen me “We Are The Champions”

Publikuar: 20.07.2012 - 20:40

Londër, 20 korrik – Kënga “We Are The Champions”, kënduar nga Freddie Mercury, është përzgjedhur kënga me të cilën anglezët krenohen më së shumti.

Hiti muzikor “We Are The Champions”, i vitit 1977, është botërisht e njohur si emblema e fitores, dhe shpesh herë këndohet në raste të ndryshme, sidomos në promovimin e garave sportive ose në gara të tjera.

Sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit, kjo këngë është kurorëzuar si kënga më patriotike e Anglisë.

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 100 mijë dëgjues të muzikës, të cilëve u është bërë pyetja: Cila është kënga që ju bën të ndjeheni krenar që jeni anglezë?

“We Are The Champions” ka marrë rreth 13 mijë vota, e ndjekur nga “Wonderwall” e Oasis, që ka marrë 11mijë preferenca.

Në listë, përveç këngës së Freddie Mercury, ishin edhe krijimet e Elton John, transmeton agjencia Noa.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi renditen Beatles me 10 mijë fansa të “Let It Be”. Klasifikimi mbyllet me “Candle In The Wind”, shkruar nga Elton John për Marilyn Monroe, kurse më pas dedikuar Lady D, si dhe “London Calling” e grupit Joe Strummer, Mick Jones.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell