• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ndahen Erleta dhe Kastro

Publikuar: 15.07.2012 - 18:41

Prishtinë, 15 korrik - Kastro Zizo është ndarë edhe nga gruaja e tij e dytë, Erleta Hoti – shkruan Mapo.

Sipas njoftimit, krijuesi i hitit “Gjinkalla...” është larguar nga Prishtina (ku ishte vendosur për të jetuar) për t’u kthyer në Tiranë, ndërkohë që Erleta është kthyer në shtëpi të saj.

Ndoshta kjo mund të jetë një krizë normale te një çift, por për momentin Kastro po shijon kohën e tij të lirë në Shqipëri. Këngëtari nuk ka dashur të thotë asgjë lidhur me këtë, ndërsa Erleta, për shkak se është duke u shqetësuar më shumë për vajzën e porsalindur, nuk ka dashur të japë asnjë shpjegim për detajet e ndarjes, transmeton Telegrafi.

Lidhja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar u bë publike rreth një vit më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Dhërmi. Pas lajmit të shtatzënisë së Erletës, çifti u martua në një ceremoni private dhe ata dy jetonin në Prishtinë. Ata kanë një fëmijë së bashku, vajzën Nia. 

Komente (1)

Shqyptar16.07.2012/09:51

A paska grua qe po u ndaka edhe prej burrit "ideal" a ?!

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu