• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ardiani, më 3 gusht me CD-në e re

Publikuar: 11.07.2012 - 21:33

Berlin, 11 korrik - Ylli i ri i muzikës gjermane Ardian Bujupi, më 3 gusht do të publikojë këngën e tij të re “I`m Feeling Good”. Kënga është krijim i Peter “Fonty” Alberz, i cili ka punuar edhe në albumin debutues të Ardianit “To the Top”.

CD-ja në të cilën gjendet kënga më e re përmban edhe dy remixe të tjera të “I`m Feeling Good” si dhe versionet unplugged të këngëve “This is My Time” dhe “That Girl”. Autorë të remixave janë producentët Stereoids dhe Lazy Sanchez. Singli i Bujupit do të editohet përmes FirstLoveMusic dhe Groove Attack.

Pas spektaklit “DSDS”, ku pati zënë vendin e tretë, Ardian Bujupi ka qenë pjesë e spektaklit tjetër “The Dome” dhe në “X Factor Albania”. Ai ka provuar veten po ashtu edhe në spektaklin e RTL “Let`s Dance”.

“Jeta është e shkurtë dhe unë përpiqem që çdo ditë të kem qasje pozitive. Unë tash jam aty ku gjithmonë kam dëshiruar të jem dhe po e jetoj ëndrrën time, me muzikën time”, ka thënë Ardiani për mediet gjermane, në lidhje me singlin “I`m Feeling Good”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell