• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Katy Perry nuk ka nevojë për “princin me kalë të bardhë”

Publikuar: 04.07.2012 - 17:27

New York, 4 korrik - Këngëtarja Katy Perry, e cila është në proces të shkurorëzimit me komedianin britanik, Russell Brand, tha se ajo nuk ka nevojë për mashkull që ta bëjë të lumtur, sepse këtë mund ta bëjë edhe vetë.Katy ishte në kurorë me Russell Brand për 14 muaj dhe pretendon se nga kjo ka mësuar një gjë të rëndësishme.

“Unë jam pjesë e një përralle moderne. Unë nuk kam nevojë për një princ në mënyrë që të jetoj përgjithmonë e lumtur. Fundin e lumtur mund ta bëj edhe vetë,” tha Katy.

Këngëtarja 27-vjeçare tha se ende beson në dashuri dhe shpreson që një ditë të ketë një familje.

“Unë dua të jem nënë, por tani nuk është koha e duhur. Fëmija nuk ka nevojë për një fëmijë dhe unë me të vërtetë jam një shejtan. Megjithatë, unë nuk kam frikë të bie përsëri në dashuri, madje jam e shqetësuar në lidhje me atë se çfarë do të na sjellë e ardhmja,” shtoi këngëtarja për "Daily Mirror".



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell