• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Longoria ndahet edhe me Cruzin

Publikuar: 04.07.2012 - 17:12

New York, 4 korrik - Aktorja Eva Longoria ka vendosur të ndërpresë lidhjen me Eduardo Cruz. Pas fërkimeve që i kishin në muajin mars, çifti u pajtua, por tani duket se romancës së tyre me të vërtetë i erdhi fundi. Edhe pse javën e kaluar janë parë në Spanjë në një përqafim pasionant, megjithatë Eva Longoria dhe Eduardo Cruz kanë kuptuar se nuk janë për njëri-tjetrin.

Siç raporton portali "E Online!", ata nuk janë më bashkë, por do të mbeten miq dhe nuk janë zemëruar me njëri-tjetrin.

Longoria dhe Cruz (i cili është vëllai i aktores dhe mikeshës së Longorias, Penelope Cruz) filluan të argëtohen në muajin shkurt të vitit të kaluar, vetëm disa muaj pasi që aktorja përfundoi martesën me basketbollin francez të NBA-së, Tony Parker, i cili gjatë kohës sa ishte në kurorë me aktoren e serialit “Desperate Housewiwes”, kishte edhe disa romanca të vogla, gjë që sollën prishjen e martesës edhe zyrtarisht në fillim të vitit të kaluar.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell