• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Costner fiton gjyqin me Baldwinin

Publikuar: 20.06.2012 - 12:52

Aktorët Kevin Costner dhe Stephen Baldwin janë përballur në gjyq pasi që Baldwin e kishte paditur Costnerin, për dëmin e shkaktuar, në vlerë prej 17 milionë dollarë, sepse ia ka prishur punën e tij me naftë. Dy orë pasi u mbyll dëgjimi i fundit, juria mori vendim që t’i hedhë poshtë akuzat si të pabaza.

Baldwin në akuzën e tij pohonte se si Costner dhe miku i tij, Patrick Smith ia kanë prishur punën e tij të naftës me kompaninë "BP".

“Emri im do të thotë më shumë sesa paratë, dhe nuk kam dashur që të arrij marrëveshje,“ tha Kevin Costner, pas seancës dëgjimore të gjykatës në New Orleans.

Ylli i filmit "Bodyguard" i ka ofruar kompanisë së naftës "BP" 32 centrifuga, të cilat e ndajnë naftën nga uji qysh në vitin 2010 , dhe kur puna ka përfunduar, Stephen Baldwin tashmë kishte shitur aksionet në kompaninë e Costnerit dhe vetëm pasi që mësoi se marrëveshja është arritur, u ndje i dëmtuar.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell