Jessica Chastain kërkon rolin e superheroinës

Artikujt tjerė
- Jessica Chastain kërkon rolin e superheroinës
- Kelly nuk njihet pa grim dhe me flokë të pakrehur
- Stafi i Madonna-s pinë alkool dhe largohen pa paguar faturën!
- Tom Cruise nuk do më fëmijë
- Megan Fox, ende asnjë konfirmim për shtatzëninë
- Rihanna uron të atin
- Rita Ora ia vjedh ish të dashurin Rihannas
- Me gjithë famën dhe pasurinë, ende jam Cathi e vjetër
- Stine dhe Etnon, zjarr me femra (video)
- Nora Istrefi, nuk zgjedh veshjen e duhur?
New York, 19 qershor - Jessica Chastain është ende e dëshpëruar për të marrë rolin e superheroinës pavarësisht që është larguar nga Iron Man 3 muajin e kaluar. Ylli i The Help është dashur të luajë shkencëtaren e cila ka krijuar një virus të tmerrshëm në vazhdimin e filmit me superheronj të Shane Black, por ylli i dëshpëruar ishte e detyruar ta refuzojë rolin për shkak të agjendës së saj të ngjeshur të punës.
Aktorja tani shpreson që do të ketë një shans tjetër për të qenë pjesë e blockbuster hitit të stripave.
Ajo tha për Total Film që duhet të kesh një problem, sepse kjo do të thotë që ke opsione. Nuk është në të vërtetë problem, por ishte e pamundshme për shkak të agjendës. Kështu që isha e trishtuar. E njoh Shane Black prej më herët dhe mendoj që do të bëjë një film të mrekullueshëm. Dhe sigurisht që më herët kam shkuar ta shikojë Avengers Assemble dhe më ka pëlqyer shumë. Shpresoj të jem pjesë e filmave që bëhen nga Marvel Comics.






