• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Stafi i Madonna-s pinë alkool dhe largohen pa paguar faturën!

Publikuar: 19.06.2012 - 20:48

Firence, 19 qershor - Mediat elektronike italiane por dhe ato të shkruara kanë bërë me dije se stafi i mbretëreshës së pop-it, Madonna, kanë shpenzuar mbi një mijë euro me alkool dhe kokteje në një pub të Firences dhe janë larguar pa paguar faturën. Pronari i barit ka bërë denoncimin në polici duke deklaruar se dhjetëra pjesëtarë të stafit të Madonnës zgjodhën barin e tij, me pamje panoramike nga sheshi “Michelangelo” në Firence për t’u argëtuar për pak orë. Por në fund, ata janë larguar të dehur dhe nuk kanë paguar porosinë e cila shkonte në 1 mijë euro.“Quhesh Madonna, Luigi apo Maroi dhe konsumon në një lokal, është e pasjellshme të mos paguash, vetëm nëse pronarët vendosin ndryshe”, tha ai i irrituar për mediat italiane.

I zoti i lokalit mëngjesin tjetër ka shkuar në hotelin ku ndodhej Madonna me stafin e saj me shpresën se do të merrte paratë e tij, por aty ka hasur forcat e sigurisë. Ai ka këmbëngulur derisa një menaxhere e këngëtares ka dalë dhe e ka sqaruar duke i thënë se ka pasur një marrëveshje mes Madonna-s dhe pronarit të lokalit ku u konsumua dhe nuk u pagua. Ai u habit e vazhdoi të këmbëngulte për llogarinë. Pas shumë debatesh, palët kanë rënë dakord dhe nga stafi i Madonna-s është vendosur të paguhej 800 euro, duke mos e shlyer të gjithë faturën.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu