Move On, filmi që kërkon aktorë shqiptarë

Artikujt tjerė
- Kush ia ka mbyllur gojën, Rita Orës?!
- "2 minuta" per Zanfina Ismailin
- Claudia Vieira, adhruesja e flakët e C.Ronaldos (foto)
- Beyonce pozon si mbretëreshë
- Tuna, kujt i thotë je I Asaj? (video)
- Fjolla Morina ndahet nga i dashuri, Kushtrim Geci
- Elvana dhe Flori, 4 mijë euro për një natë
- Aurela Gaçe fansave: Bëhuni gati të ngrini volumin
- Julka bëhet avokat mbrojtës i look-ut të Jonida Maliqit
- Dafina Zeqiri: Do e heq silikonin ne gjoks
Tiranë, 15 qershor - Deutsche Telecom dhe AMC janë përfshirë në një nismë shumë të veçantë, në krijimin e një filmi të kalibrit hollivudian, në të cilin shqiptarët mund të përfshihen si aktorë apo përmes ideve që mund të japin.
Filmi quhet Move Ondhe do të zhvillohet nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Asger Leth, fitues i çmimeve ndërkombëtare, dhe me yllin hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit është i njohur për rolet e spikatura në filma si Casino Royale, Tre Musketarët, Përbindëshat kundër Alienëve, Përplasja e Titanëve etj.
Projekti filmik përfshin Shqipërinë dhe disa vende të tjera në Evropën Lindore e Perëndimore. Move On është filmi i parë i këtij lloji, duke qenë se është i pari film interaktiv në botë, ku publikut i kërkohet të bashkëveprojë, duke u bërë protagonist. AMC, si pjesë e Grupit Deutsche Telecom, po mundëson në Shqipëri përfshirjen e publikut përmes faqes së dedikuar të internetit: https://move-on-film.al/. Është e thjeshtë: gjithkush mund të postojë idetë e veta në ueb faqe apo të përdorë aplikimin Move On, për të frymëzuar regjisorin Asger Leth, njofton Balkanweb.
Publiku shqiptar mund të propozojë krahas vendeve të tjera: rolin e aktores kryesore, një nga kolonat zanore, një kafshë shtëpiake për të marrë pjesë në film, faqen e parë të një gazete me një lajm tërheqës, Një rol për ty (për veten), Portreti i yllit tuaj në film (poster apo diçka tjetër), si dhe të ndajnë një udhëtim në tren me Mads Mikkelsen.
Ndërsa skena të programuara enkas për Shqipërinë janë: Portreti në mur, në një restorant ku shkon aktori kryesor; Billboard në rrugë, gjatë një skene aksioni (pamje nga Shqipëria Visit Albania; si dhe një rol figuranti krahas Mikkelsenit në tren (aplikanti duhet të dërgojë video që shfaq aftësitë e aktrimit).









miklovan pepa24.06.2012/14:08
filmi do dale i mrekullushem ku te gjithe shqipetaret do presin me padurim deri sa te dale duke pasur parasyshe qe bejn pjese dhe shqipetaret...pjese te filmit ku do dale bukur mund te luhen ne malin e dajtit......ne tren nga rruga per ne pogradec ne qofte se eshte ne shqiperi...tek ish parku rinija.dh ne lokalet e ish bllokut si seven,taiwan,metropolitan,dhe carls per pub.....ju uroj sukses per ralizimin e ketij filmi