Në Ibrik Tepe të Turqisë vendoset busti i Fan Nolit

Artikujt tjerė
- Kodi i jetës dhe Heroi shkelin afatin e dytë për premierë
- Hadi Shehu paralajmëron rikthimin në skenë
- Restaurimi i shtëpisë 100-vjeçare, peng i mosmarrëveshjeve institucionale
- E di se kam pasur një titull... në kërkim të identitetit
- Në Ibrik Tepe të Turqisë vendoset busti i Fan Nolit
- Kalendari historik, 10 janar
- Në Athinë vidhen pikturat e Picassos dhe Mondrijanit
- Vazhdo puna për ndryshimin e Ligjit të ASHAK-ut
- Balerinët kosovarë bëhen gati për Don Kishotin
- Melancholia, drejt çmimit Oscar
Tiranë, 10 janar - Me rastin e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 130 vjetorin e lindjes së F.S.Nolit, një delegacion i MTKRS i kryesuar nga Aldo Bumçi, morën pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Bumçi u shoqërua nga zv/ministri turk për Kulturën dhe Turizmin, Prefekti i Edirnesë, Kryetari i Bashkisë së Ibrik Tepe dhe Rektori i Universitetit të Trakës në Edirne.
Në takimin dhe gjatë aktivitetit që u zhvillua për përurimin e përvjetorit të 130 të lindjes së F.S.Nolit ministri Bumçi tha se, vendosja e bustit nuk është vetëm një simbolikë kulturore, por ai përfaqëson një monument të vyer të kujtesës, harmonisë dhe marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. Zoti Bumçi theksoi gjithashtu se, rikthimi i Nolit ka një rëndësi të veçantë, pasi ai rivjen sot nëpërmjet artit, çka nënkupton se ai sot rikthehet në përjetësi. "Janë pikërisht emra të tillë si ai i Theofan Stilian Nolit që me talentin, përkushtimin dhe vizionin e tyre, kanë përafruar shpirtërisht popujt dhe kulturat që ata përfaqësojnë, duke transmetuar vlerat më të qenësishme të traditës dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të cilat sot vlerësohen si pasuri e përbashkët e njerëzimit. Në këtë përvjetor, në këtë vend, ne nuk vendosim vetëm një simbol të kulturës sonë, por një monument të vyer të kujtesës, harmonisë dhe vëllazërimit që karakterizon sot, jo vetëm dy vendet tona, por edhe vlerat që përcjell e kaluara me të përbashkëtat dhe të veçantat ndërmjet popujve dhe kulturave tona. Dhe për këtë arsye, ne i përulemi me nderim e respekt këtij humanisti dhe misionari të madh të kulturës dhe civilizimit njerëzor", përfundoi fjalën ministri Aldo Bumçi.
Gjatë vizitës në Turqi, ministri Bumçi u prit në një takim nga prefekti i Stambollit si dhe u takua me Presidentin e Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë. Gjatë kësaj vizite, Bumçi shoqërohej nga shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi, biograf i F.S Nolit si dhe skulptori i veprës Andrea Demce.








isa10.01.2012/12:45
veq ka mbet me vendos ni bust t'Skenderbeut n'Stamboll