• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Rahoveci nuk investon në kulturë as dy për qind të buxhetit

Publikuar: 30.01.2013 - 10:10

Rahovec, 30 janar - Më pak se treqind mijë euro është shuma që ka përfituar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Rahovecit me buxhetin për vitin 2013. Buxheti për këtë dikaster është njëqind mijë euro më pak se që ka kërkuar. Nga 360 mijë euro, sa ka kërkuar DKRS-ja, për këtë vit i janë ndarë 250 mijë, përfshirë këtu për investime kapitale, subvencione, për paga e mëditje, si dhe mallra dhe shërbime. Buxheti i Komunës së Rahovecit për këtë vit është planifikuar të jetë 9,7 milionë euro, që bie se për kulturën, bashkë me rininë dhe sportin, nuk investohet as dy për qind e buxhetit.

“Për këtë vit drejtoria që unë udhëheq ka në dispozicion një buxhet prej 251 mijë e 700 eurosh, ku për investime kapitale janë 160 mijë euro, subvencione 30 mijë, mallra dhe shërbime 18 mijë e 700 si dhe 43 mijë për paga dhe mëditje. Dallimi me vitin 2012 është për 30 mijë euro më i vogël, kurse ne kemi kërkuar një shumë prej 360 mijë eurosh”, ka thënë Arben Zeka, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport..”Këto janë prioritete të cilat i ka vendosur kryetari. Kemi planifikuar kode dyvjeçare për disa projekte në kulture, por shpresojmë se do të na ndihmojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe donatorët, si dhe presim nga rishikimi i buxhetit”, ka thënë Zeka. Ai ka treguar se me buxhetin prej 160 mijë eurosh është paraparë përfundimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Ratkoc,vazhdimi i ndërtimit të shtëpisë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Drenoc, rregullimi i fushës së futbollit në Rahovec, rrethimi i terreneve sportive në këtë komunë, si dhe mbështetje të tjera kulturës, rinisë dhe sportit. ”Kultura i ka dy festivale, të cilat janë të përvitshme si ‘Anadrinia jehon’ dhe ‘Festa e rrushit’, ku për këtë të fundit kemi dorëzuar projektin në MKRS në shumë prej 11 mijë eurosh, kurse i pari ka një kosto”, ka thënë Zeka, por duke mos precizuar se sa është ajo kosto. Ai ka shtuar se në këtë komunë funksionojnë katër shoqëri kulturo-artistike, të cilat ndihmohen nga mjetet e kodit të subvencioneve.

Në anën tjetër kuvendarët e legjislativit të Rahovecit, kanë kërkuar që për kulturë, rini dhe sport të ndahen më shumë mjete, por kanë kritikuar edhe drejtorinë për mossukseset e saj.

Fehmi Hoxha,nga Grupi i këshilltarëve të PDK-së në KK, ka shtruar nevojën për më shumë mjete financiare për DKRS-në. Sipas tij, shuma e ndarë për këtë dikaster është shumë e vogël për të përmbushur nevojat e kulturës, rinisë dhe sportit. Mirëpo, krejt ndryshe është shprehur këshilltari nga radhët e PD-së, Xhihad Vuçitërna. Për këtë të fundit Drejtoria e Kulturës është një prej drejtorive më të pasuksesshme në këto vitet të fundit, në veçanti sa i takon sportit. ”Si ish-anëtar të disa klubeve sportive që kanë ekzistuar në Komunën e Rahovecit, jam posaçërisht i zhgënjyer me punën e Qeverise dhe të drejtorit për zhvillimin dhe kultivimin e sportit në Komunën tonë. Qyteti i Rahovecit nuk ka asnjë fushë sportive për zhvillimin e aktiviteteve sportive, me përjashtim të stadiumit të futbollit”, është ankuar Vuçitërna.



 

Komente (1)

Irfan CANA,ecc.dip.Rahovec30.01.2013/21:23

Kjo është shenjë se udhëheqësit e Komunës nuk kanë Strategji të qartë Zhvillimore të dikastereve komunale.Përveq asaj nga të përgjegjshmit e komunës mungon edhe vizioni afat gjatë i zhvillimit komunal.Ndarja e kaq pak mjeteve për kulturë,është shenjë e mosinteresimit total për kyçjen e rinisë sonë në shumë aktivitete.Për këto lëshime ... dinale,duhet pikësëpari të turpërohen drejtuesit e dikasterit të kulturës, sepse nuk dinë të gjejnë format e kërkimit të mjeteve financiare dhe t'i arsyetojnë ato bindshëm me fakte.Për habi është pse Kryetari nuk reagon për një pasivitet dhe padituri të këtillë që do t'u hakmerret fëmijëve tanë.Kjo është sjellje aspak e mirë,për Rahovecin si trevë me plot begati dhe talenta të kulturës.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell