Letërsia bashkëkohore shqipe larg botës

Artikujt tjerė
- Syzet e Erës - filmi më i mirë i nxënësve të Kosovës
- ll Trittico me Ermonela Jahon nominohet nga BBC Music Magazine
- Letërsia bashkëkohore shqipe larg botës
- Tri dritare dhe një varje nuk bëhet pa 700 mijë euro
- Kalendari historik, 23 janar
- Shkatërrohet mozaiku "Shqipëria", specialistët skanë zgjidhje
- The Berlin Project" me Blerim Destanin mbërrin në Tiranë
- Nis audicioni për "Ëndrra e një nate vere në Teatrin Kombëtar
- Frigoriferi i Ferizajt u prit ftohtë nga kritika
- Sdihet ku mbetën 40 mijë euro të Sahat Kullës së Gjilanit
Prishtinë, 23 janar - Letërsia shqipe ka mbetur jashtë zhvillimeve evropiane e botërore dhe sfidat me të cilat përballen krijuesit letrarë në Kosovë janë të shumta, është njëri nga konstatimet që u bënë në tryezën e parë letrare të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, i themeluar rishtas. Tryeza me titull Sfidat e letërsisë dhe krijuesit sot në Kosovë, bëri bashkë në hapësirën Art Center të Fakultetit të Arteve, shkrimtarë e studiues të letërsisë shqipe. Ata që i hapën udhë debatit me kumtesat e tyre, ishin shkrimtarët Gëzim Aliu dhe Ragip Sylaj.
Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës, ishte i pari që mori fjalën, për të zbërthyer idenë e themelimit të klubit.
Duke e parë se letërsia bashkëkohore shqiptare ka vlera të njëmendta artistike e kulturore dhe meriton vëmendjen e studiuesve tanë e të huaj, me bindjen se rrethanat kulturore e kanë margjinalizuar letërsinë ne e kemi themeluar këtë asocioacion, ka shpejguar Haxhaj, derisa ka arsyetuar edhe titullin e tryezës.
Letërsia dhe krijimi i saj në shoqërinë tonë po përballet me sfida dhe prandaj takimi i parë i dedikohet kësaj teme, ka thënë ai.
Gëzim Aliu, studiues e shkrimtar, në kumtesë ka pasqyruar tri sfida kryesore, me të cilat, sipas tij, përballet letërsia shqiptare.
Ato janë gjendja e rëndë teorike historike, shkrimtari dhe ai që mendon se është i tillë dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore, ka thënë Aliu, i cili ka prekur edhe një tjetër sfidë me të cilën ballafaqohet letërsia bashkëkohore shqiptare.
Shtëpia botuese është një tjetër zinxhir i cili ska adresë, ska infrastrukturë për tu botuar një vepër letrare. Edhe në gazeta botohen fare pak shkrime letrare, ka thënë ai.
Të gjitha këto sfida, sipas Aliut, letërsinë shqipe të ditëve të sotme, e kanë lënë jashtë zhvillimeve botërore.
Gjendjet e rënda nëpër botë janë tokë pjellore për letërsinë, por te ne ndodh e kundërta. Letërsia shqipe mbetet jashtë zhvillimeve evropiane e botërore, ka thënë ai.
Studiuesi Ragip Sylaj, në kumtesën me titull Poezia e letërsisë dhe e krijuesit të saj në Kosovë, ka thënë se pozita e letërsisë përbëhet nga trekëndëshi shkrimtar, botues e lexues.
Përveç trekëndëshit a trekëmbëshit të përmendur, varet edhe nga vetëdija shoqërore për kulturën dhe letërsinë, nga furnizimi i bibliotekave, mësimi i saj në shkolla dhe një varg çështjesh jashtëletrare, siç janë media e interneti dhe format e tjera të komunikimit masiv, ka thënë Sylaj. Sipas tij, në kuadër të diskutimit të çështjes së sfidave të letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë do të mund të përmendej edhe përkthimi i letërsisë.
Por kjo ka ngecur, veçanërisht me letërsinë që krijohet në Kosovë, ka thënë Sylaj, derisa ka shpalosur brengën e tij më të madhe.
Ajo që më duket më brengosëse është fakti që, me sa di unë, sfidat e letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë janë më të mëdha dhe më të vështira se në çdo vend të tjetër të kontinentit tonë, ka thënë ai. Pasqyrimi i kumtesave të panelistëve i la vend debatit, në të cilin u inkuadruan shkrimtarët pjesëmarrës.
Kujtim Rrahmani, studiues i letërsisë, ka thënë se sfida kryesore e letërsisë shqipe lidhet me natyrën e vetmisë që kërkon vepra letrare.
Duket abstrakte por është esenciale sepse tregon se letërsia duhet të kthehet nga vetvetja, ka thënë Rrahmani.


n.n.23.01.2013/12:27
Një qytetar pasionant i librit i vëtëmi në kosovë,lëxuës i rregullt,edhe i librit të gjuhës frengë,kerkon vizë në ambasadën franceze për ti parë titujt e librave në ndonjë librari,apo bibliotekë,diku në Francë.Ia japin vizen dhë arrinë në qytetin e GRENOBLES.Më të hyrë në mengjes në librarin me siperfaqe të një stadiumi ndoshta edhe më shumë,dukë i shikuar titujt të panumerta të zhanreve të ndryshmë arrinë të ti bjerë të fikët aty kahë ora 19,dhë përfundon në spital,natyrisht që është francë,dhë ia bëjnë sherimin 2 ditor,dhë lëshojnë nga spitali dukë ia bërë pytjen se çka ndodhi.X.Y.i thot jamë tmerrua nga gjithë këto tituj të ndryshëm që i shikova dhë më ra terri i syve dhë për këtë u bëra për spital.Pasionusin e keni në kosovë i cili e kerkojë vizen për ti parë titujt e librave në Francë.

LexuesiKD23.01.2013/11:58
Letrarët tanë të rinj, duhet ta heqin kompleksin e GJUHËS SË VOGËL, e vendit të vogël, e shtetit të vogël, të Kosovës.Në pyetje është CILËSIA.Cilësia e VERBIT, me të cilën krijojnë veprat.As për TEMAT nuk kanë arsye të ankohen.Ka shkrimtarë, që kanë ardhë nga Amerika, dhe kanë bërë libra, me TEMA KOSOVARE.Tema këto, pothuajse të injoruara në Kosovë, nga shkrimtarët tanë shqiptarë.Kur të merret parasyshë, ODISEJADA E SHKRIMIT DHE LIBRIT SHQIP NË KOSOVË, atëherë, del se letërsia jonë,është zhvilluar, jashtë çdo parashikimi.Merreni me mend, shumica e prindërve të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës, ishin analfabetë, por bijtë e tyre kanë vënë themelet e letërsisë.Pa pyetur për SHTETIN, sepse po ta kishin pyetur, as që do të krijonin letërsi.Vajtimi i letrarëve tanë për mungesën e Europës në TRUPIN dhe SHPIRTIN kosovar,ka të bëjë prandaj më shumë me kompleksin e inferioritetit, me mungesën e HARMONISË, duke përfshirë, edhe HARMONINË gjuhësoreletraresemiotikesemantike.Shenjat janë këtu.

LexuesiKD23.01.2013/11:22
Brumi i letërsisë është fjala, dhe shqetësimi kryesor i krijuesve duhet të jetë pikërisht për,FJALËN,jo si parullë, por si verb.Shkrimtarët vetë duhet ta kthejnë qetësinë e vetminë, ambientale.Paraprakisht, duhet ta kthejnë qetësinë shpirtërore.Duhet të kërkojë dhe të gjejë aleatë.Aleati i shkrimtarit në EuroZonë, është natyra.Në Kosovë, natyrën e shkatërron gjithkush.Fatkeqësisht, edhe shkrimtarët.Në Botë,krijuesit ikin në natyrë, maleve,kullosave,brigjeve.Në Kosovë,turren vetëm kafeneve, dhe gjithësesi, vetëm në KRYEQYTET.Dhe sapo të bllokohen,nga tymi,zhurma,kotësia,politika, turr e te SHTETI.Krijuesit letrarë të Europës, mandej janë shumë vetiniciativë.Letrarët tanë sikur harrojnë, se Europa është kapitaliste, dhe si e tillë, nuk është gjithaq dorëshlirë,as për letërsinë.Por,ka forma të shumëta të nxitjes e të përkrahjes së krijuesve letrarë.Por nuk duhet harruar se është një tjetër mentalitet, dhe jo si në Kosovë, ku as në shkollë, letërsia, ka vite që mësohet shkel e shko.

LexuesiKD23.01.2013/10:37
Letërsia shqipe e Kosovës, duhet të përkthehet.Përkthyesit, duhet të dalin, në rend të parë, nga gjiri i kësaj letërsie.A ka Kosova PËRKTHYES LETRARË të organizuar dikund.Tek, pasi ta përkthejmë letërsinë tonë, në dy tri gjuhët e mëdha, do të mund të bënim, eventualisht, krahasime, ku jemi e si jemi.Por edhe vetëm përkthimi,nuk e bën prapëseprapë, një vepër të madhe.Animi domosdo kah letërsia europiane e botërore, pa njohjen paraprake të letërsisë së Kosovës,është i gabueshëm.Letërsia shqipe e Kosovës, paradoksalisht,ka mundësi që edhe e papërkthyer, është europiane dhe botërore, edhe fare pa e njohur lexuesit e huaj.Problemi më i madh është tek studimi i letërsisë në UP. Mosinteresimi për të studjuar Letërsinë Krahasimtare, është tejet brengosës.
Vetë disa nga këta folës këtu, drejtojnë gazeta të përditshme, por,çështja është sa e çmojnë këta letërsinë, çfarë raporti kanë me letërsinë, dhe si ndjehen si krijues të letërsisë.SHTETI.Lëreni shtetin.Shteti jeni ju.









LexuesiKD23.01.2013/13:24
Edhe një lexuesit të pasionuar BOTËRORË, i ndodhi e njejta gjë, u alivanos, kur erdhi për herë të parë në Prishtinë, dhe kur i thanë se Universiteti i Prishtinës që kishte dhënë doktorin më të ri në Jugosllavi ato ditë,është themeluar në VITIN 1971,madje ra disa ditë në komë, sapo mësoi se deri në vitin 1945, ky popull i quajtur shqiptar këtu, nuk kishte madje asnjë gazetë në gjuhën e vetë, dhe madje as një revistë letrare, deri në vitin 1949 në gjuhën e vetë. Por akëcili PASIONANT u zgjua nga koma, posa iu diftua në ato halucionacionet e etheve se pikërisht KY SHKENCËTARI I RI, sikur qe zgjedhur rektor i një Universiteti, në Grenobel.