• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

“Tri dritare dhe një varje” nuk bëhet pa 700 mijë euro

Publikuar: 23.01.2013 - 09:05

Prishtinë, 23 janar - Tetë vjet pauzë nga realizimi i projektit të fundit filmik, ia kanë shtuar dilemat. Regjisori Isa Qosja, bashkë me skenaristin Zymer Kelmendi, tek tani i kanë dhënë dorën e fundit” skenarit me të cilin në vitin 2011 fituan përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, për realizimin e filmit artistik me titull “Tri dritare dhe një varje”. Por Qosja nuk e ka ndërmend të nisë xhirimin e filmit, pa siguruar mjetet. Fiks 680 mijë euro është “çmimi” që i ka vënë regjisori filmit, për realizimin e të cilit nga buxheti i shtetit janë ndarë 250 mijë euro. Qosja kishte paralajmëruar se do të dalë në shesh xhirimi në pranverën e vitit të kaluar, por deri më tani ende nuk është rrahur çaku i parë. Kjo nuk do të ndodhë deri në prill. Vendimi i fundit, që ka marrë regjisori, është që xhirimet për “Tri dritare dhe një varje” të realizohen gjatë periudhës 15 prill deri më 20 maj të këtij viti.

“Sapo i kemi dhënë dorën e shtatë skenarit. Kemi shtyrë afatin e xhirimeve, sepse jemi në kërkim të fondeve”, ka thënë Qosja (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell