Vokalisti i Radihead paralajmëron kryeministrin britanik

Artikujt tjerė
- Vokalisti i Radihead paralajmëron kryeministrin britanik
- Koreografi i skenave botërore pranon ftesën e Baletit të Kosovës
- Kalendari historik, 18 janar
- Shënohet 545 vjetori i vdekjes së Skënderbeut
- Ambasadorja e SHBA-së në Kalanë dhe Hamanin e Vushtrrisë
- Demaçi promovoi kompletin në Gostivar
- Kthimi shfaqet në kinematë amerikane e ato australiane
- Filmi i nominuar për Oscar, premierë në Prishtinë
- U2 rikthehet me 10 Reasons to Exist
- Stupcat tërheqin skeçin me zyrtarët e lartë shtetërorë
Londër, 18 janar - Vokalisti i bendit legjendar, kërcënon se do të marrë masa ligjore ndaj kryeministrit britanik, nëse ai i përdor këngët e tij për të promovuar Partinë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme. Thom Yorke ka kërcënuar se do ta padisë ndyrësirën e gjallë- duke iu referuar David Cameronit - nëse kryeministri përdor këngët e Radiohead në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme. Nuk mund të them se më entuziazmon ideja që ai ta pëlqejë muzikën tonë, ka thënë këngëtari. Nuk e besoj se atij aq shumë i pëlqen King of Limbs. Por gjithashtu mendoj, kush brengoset për këtë? Për aq kohë sa ai nuk e përdor këngën për fushatën e tij zgjedhore, unë nuk brengosem. Do ta padisja nëse e bën, ka shtuar Yorke. Në vitin 2010, kënga e Radiohead, me titull Everybodys Changing, ishte interpretuar në fushatën e një partie konservatore. Jam i tmerruar, kishte shkruar bateristi Richard Hughes. Asnjëherë nuk do të votoj për ta, kishte shtuar ai.
Ndërkohë, Yorke, i cili ka qëndrime të forta lidhur me çështjet sociale e ambientale, në një konferencë për ndryshimet klimatike të OKB-së që ishte mbajtur në vitin 2009, e kishte pranuar se nuk është qejf të shkruash për politikë. Ditëve të fundit, frontmeni i Radiohead është duke u përpjekur ta qetësojë veten me joga dhe meditim. Nuk jam aq vital sa kam qenë, por ende mund të kem ankth nate, ka thënë ai. Ndërkohë, 44 vjeçari është po ashtu tepër i dhënë pas punës. Kur jemi kthyer nga turneu, i pata dhënë vetes një javë pushim nga studio dhe kaq ishte. Por ndërkohë, po e tradhtoja veten, sepse ashtu kështu punoja i qetë në laptop, ka thënë ai. Vitin e kaluar, ai kishte qenë më së shumti i angazhuar në projektin e Atoms for Peace, albumi debutues i të cilëve del më 25 shkurt. Nuk është aspak si The Eraser. Por as nuk është album i një vendi, nuk tingëllon sikur po interpreton në një vend... Kemi dashur të hyjmë brenda këngës, sepse është ndjenjë e mirë ta bësh këtë. Por nëse do të varej nga unë, secila këngë do të zgjaste nga 10 minuta. Për mua, albumi i Atoms nuk është asnjëherë mjaft, ka thënë ai. Megjithëkëtë, Yorke ka thënë se asnjëherë nuk do ta imagjinonte të realizonte një album instrumental. Me të vërtetë kënaqem derisa shkruaj tekstin i ulur pranë pianos. Synoj të humbas interesimin për daulle, ka përfunduar ai.








