Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh

Artikujt tjerė
- Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh
- Stacion i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut
- Galeria Qafa sivjet më pak ekspozitave, më shumë kualitet
- OJQ-të e artistët skeptikë ndaj "strategjisë orientuese" kulturore të Prizrenit
- Shtatëdhjetë kujtime për Pavdekësinë... e Ali Podrimjes
- Kalendari historik, 15 janar
- Armët e Skënderbeut i vizituan 1,7 milion shqiptarë
- Gjuhëtarja amerikane shkruan për shqipen
- Librat që lanë gjurmë gjatë vitit 2012
- Garë kombëtare për foton më të mirë në përvjetorin e pavarësisë
Prishtinë, 15 janar - Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Shqiptar, Endira Bushati, në një intervistë për Radio Kosovën tha se fillimi i transmetimit të valëve radiotelevizive me përsëritësa (repetitorë), mes Kosovës dhe Shqipërisë, është çështje vullneti e mundësish. Në një intervistë për Radio Kosovën, Bushati ka thënë se për ta realizuar këtë projekt, procedura administrative mund të kryhet brenda 4-5 javësh.
E pyetur se çfarë duhet të bëjnë radiot dhe televizionet që ta marrin lejen, për të filluar transmetimet në territoret e ndërsjella, Bushati u përgjigj se një subjekt radioteleviziv për të mundësuar transmetimin në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet përsëritësave, mjafton që të paraqesë interesin pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Pastaj, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit studion mundësinë teknike për të realizuar këtë, më konkretisht hapësirat frekuencore për transmetimin në rrugë tokësore. Mandej, për këtë bëhet një procedurë administrative në dhënien e vendimit administrativ dhe është thjesht çështje teknike vendosja e një transmetuesi në pikat e transmetimit për zonën që kërkohet të mbulohet. Është një praktikë që ne, pra Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, e ka bërë ndër vite. Ju jeni dëshmitarë të gjithë që, sot, në territorin e Republikës së Shqipërisë, shihet televizioni francez TV5. Përpara disa javësh ne licencuam radion China International (CRI, pra radion kineze) dhe kemi edhe disa radio të tjera që transmetojnë në territorin tonë në këtë mënyrë, pra me përsëritësa.
Në vazhdim ajo sqaroi: Për të transmetuar në Shqipëri, konkretisht të subjektit - Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), iu referova një kohe të limituar, ose më saktë një lejeje provizore që duhet të mbarojë deri në qershor 2015, kur është detyrimi i Shqipërisë në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare për kalimin nga transmetimet analoge në transmetimet numerike apo siç quhen ndryshe transmetimet digjitale. Ka një projektligj që po diskutohet në Komisionin për Media të Kuvendit të Shqipërisë. Sigurisht, ky projektligj krijon hapësira më të mëdha për transmetimet e kanaleve televizive jo vetëm të Kosovës apo të Maqedonisë, apo në përgjithësi të hapësirës mbarëshqiptare, por edhe të subjekteve të tjera që duan të kenë një program ose siç quhen ndryshe në termat e ligjit operatorë të shërbimit mediatik.
Endira Bushati duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të ketë një licencë kombëtare për operim në të dy këto territore, tha: Sistemi numerik, siç dihet, ka një avantazh shumë të madh. Përveçse liron brezin e frekuencave për përdorimin (e frekuencave që lirohen) e telefonisë celulare apo për shërbimet e tjera të telekomunikacionit, ka edhe avantazhin që në një frekuencë mund të transmetohen deri në 16 kanale, gjithnjë nëse marrim parasysh standardin definition. Por, nëse kalojmë në standardet e tjera si high definition apo full high definition, atëherë ky numër i kanaleve zbret në varësi të teknologjisë së përdorur. Pra, shërbimi numerik sigurisht që do të ofrojë më shumë mundësi që programet shqiptare të subjekteve të licencuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të transmetohen edhe në Kosovë dhe anasjelltas. Kjo nënkupton që dy entet tona rregullatore, pra Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit në Shqipëri dhe KPM-ja në Kosovë, të bashkëpunojnë në kuadër të një projekti për licencimin e programeve televizive mbarëshqiptare në rrjetet përkatëse në territoret përkatëse.









