Edhe CIA fshikullon regjisoren Bigelow

Artikujt tjerė
- Dibra: Letërsia është atdheu im
- Promovohet në Shkodër dokumentari Dinastia Tedeskini
- Edhe CIA fshikullon regjisoren Bigelow
- Filarmonia mbyll vitin me muzikë latino-amerikane
- Hari Mata Hari: Shqiptari më mësoi muzikën
- Prof. Dr. Frashër Demaj drejtor i Institutit të Historisë
- Ali Podrimja dekorohet me Urdhrin "Nderi i Kombit"
- Fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letësisë
- Kosovarët në festë për fundin e botës
- Aleanca Franceze promovon leximin me libra njëeurosh
Washington, 22 dhjetor - Vazhdon të fshikullohet filmi mbi zbulimin dhe ekzekutimin e sheikut të terrorit, që mban firmën e regjisores Kathryn Bigelow.
Pas tre senatorëve amerikanë, kritikat e radhës i ka lëshuar shefi në detyrë i CIA-s, Mark Morell. Qëndrimin e tij shefi i shërbimeve të inteligjencës e ka bërë në faqen zyrtare të internetit të Langley-t, transmeton TCH.
Ideja që teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, si waterboarding, kanë qenë çelësi për sulmin ku u vra Bin Laden, është një farsë, ka thënë Morell.
Normalisht nuk do të kisha bërë komente për një film të Hollivudit, por mendoj se është e rëndësishme të trajtosh këtë film, që flet për një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë sonë, thotë Morell.
Ky film, që tregon gjuetinë për sheikun e terrorit përmes punës 10-vjeçare të burrave dhe grave të agjencisë sonë, merr përsipër liçenca artistike, edhe pse prezantohet si i realizuar me shumë kujdes, shprehet më tej shefi i CIA-s.
Morell dëshiron që spektatorët të dinë se Zero Dark Thirty është një dramatizim dhe jo një pasqyrim real i fakteve të ndodhura.
Edhe gjuetia për Bin Laden ka qenë fryt i punës së qindra agjentëve dhe jo të fare pak atyre që tregohen në film, thotë më tej Morell. Morell është një nga dy kandidatët në vijën e parë për postin e kreut të CIA-s, i lënë bosh pas dorëheqjes së David Petraeus.
Kandidati tjetër është Michael Vickers, nënsekretar në Pentagon për shërbimet sekrete, që dyshohet se ka qenë dhe spiuni i regjisores Bogelow për Zero Dark Thirty.









Shaip Binjaku23.12.2012/08:12
CIA KA LUAJTUR SHE ME POPULLIN SHQIPETARE.Hapeni linkun, www.youtube.comwatch?vWCQjZtUiww