Hari Mata Hari: Shqiptari më mësoi muzikën

Artikujt tjerė
- Ministri i Kulturës pranon dështimin në miratimin e ligjeve
- Kalendari historik, 27 dhjetor
- Piramida e parë dhe më e madhe në botë ishte ilire
- Kultura kosovare prezantohet në Stamboll
- Shoraj: Kosova mund të bëjë një film të madh
- Institutit nuk i mjaftojnë dy vjet për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë
- Kalendari historik, 26 dhjetor
- Vdes aktori amerikan, Jack Klugman
- Filarmonia mbyll vitin me koncert të hareshëm
- Agnus Dei përfaqëson Kosovën në Festivalin e Filmit në Kaliforni
Tiranë, 22 dhjetor Hari Mata Hari" është një grup muzikor shumë popullor nga Bosnja. I formuar në Sarajevë, grupi ka dhënë 1 000 koncerte dhe ka shitur 5 milionë albume. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Lideri i grupit, Hari ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga "Miss Albania". Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Hari dhe Zhelko Zuber folën në një internistë për Gazetën Shqiptare.
Në pyetjen se a njohin shqiptarë apo ky është kontakti i parë, Zuber tha: Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina, dhe kemi qenë si vëllezër. Përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën ka qenë Shefqet Hoxha. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ai ka qenë mësuesi im i parë. Ai atëherë jetonte në Sarajevë. Ka qenë ai njeriu që më bëri artist.


Murriz Shipnia22.12.2012/15:14
Sa mir keta djelmosha qe kan guxim te tregojn se ishte Shqiptari ay që ua mesoi muziken. Mos te harrojm muzika eshte kulti më i lart i një kombi, e që për fatë të keqë Shqiptarët kurrë nuk qenë në gjendje ta plasojn atë si Shqiptar përmes udhëve direkte, por iu desh të përvidheshin në mënyra indirekte.










LIRKA DALIPI26.12.2012/21:25
GJITMONË KEMI PASUR ARTISTË TË MËDHENJË , MIRPO ÇUDITËRISHT GJITHMONË DUHET TUA DIMË VLERËN PËRMES TË HUAJVE APO PAS VDEKJES SË TYRELIRKA