Arta Dobroshi: E kam pasion aktrimin

Artikujt tjerė
- Prilli i Thyer në mesin e 100 librave më të mirë
- Kalendari historik, 3 nëntor
- Fabrika e Dokufestit, me tre filma në Beograd
- Arta Dobroshi: E kam pasion aktrimin
- Kosova e Anglia njihen nëpërmjet zejeve
- Prishtina Jazz Festival bën bashkë muzikantë nga mbarë bota
- Mushtishti nxjerr shtatoren e kohës romake
- Kalendari historik, 2 nëntor
- Flamuri i Plavës e Gucisë, më i hershmi flamur shqiptar (video)
- Ansambli Ibe Palikuqi në objekt të ri
Tiranë, 2 nëntor - Arta Dobroshi është aktorja e parë shqiptare që ka shkelur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, atë të Berlinit dhe në Sundance. Arritje të tilla kanë ardhur falë talentit të saj të madh dhe pasionit që ka për aktrimin.
E ftuar në studion e emisionit Pasdite në Top Channel, aktorja e lindur në Prishtinë tregoi se hyn brenda rolit sapo merr skenarin në dorë: Kur marr një skenar e deri tek xhirimi unë mendoj pa pushim për rolin që më është caktuar. Më pas, kur nis xhirimi, jam gati dhe më vijnë gjërat natyrshëm. Më pas, për të dalë nga roli më duhet një muaj. Pas një muaji e kuptoj se sa shumë kam qenë brenda atij roli.
Arta foli edhe për filmin Lornas Silence të vëllezërve Dardenne, që e bëri të famshme. 33-vjeçarja mësoi frëngjisht brenda dy muajve për të interpretuar në të: Të mësosh frëngjisht duhet të jesh e përqendruar, kam dëgjuar muzikë frëngjisht, kam parë filma frëngjisht në shtëpi për dy muaj me radhë. U izolova dhe gjatë gjithë kohës dëgjoja frëngjisht. Unë kështu e kam mësuar shpejt.
Në lidhje me filmin Tre Botët, Arta kujtoi se kishte një rol shumë emotiv. Kur e kam marrë skenarin e kam pranuar sepse më është dukur rol i mirë që në fillim, por ishte i vështirë dhe gjatë gjithë xhirimit unë kam qeshur shumë pak. Ishte një rol shumë dramatik.
Në filmin Late Bloomers, aktorja ka edhe një skenë të nxehtë me aktorin William Hurt. Nuk ka asgjë të keqe, janë skena si gjithë të tjerat. Ne i mbulojmë sytë fëmijëve kur ka skena dashurie dhe i lejojmë të shohin skena të dhunshme lufte. Puthja në film është krejtësisht normale.
Duke folur për konkurrencën në kinematografi, Arta u shpreh: Besoj se ka vend për të gjithë dhe unë besoj tek ndihma me njëri-tjetrin dhe jo tek konkurrenca. Unë nuk mund tia marr vendin dikujt tjetër sepse mundësi ka për të gjithë.
Kur u pyet se çfarë do të bënte në jetë po të mos ishte aktore, Arta deklaroi: Nuk e di. E kam pasion aktrimin dhe ndihem mirë me atë që bëj. Nuk e di çfarë mund të bëhesha, por njeriu përshtatet.
Në fund, Arta Dobroshi sqaroi edhe foton që bëri xhiron e botës, ku ajo tregoi më shumë seç duhej në Kanë: Unë nuk e kam kuptuar fare çfarë ndodhi. Ka fryrë erë dhe nuk është fundi i botës, por në showbiz kjo përbën interesanten tashmë. Nuk ka asgjë të keqe, nuk e bëra me dashje, tha Arta.










