Kryetari i Prishtinës harron se u kishte premtuar fëmijëve teatër

Artikujt tjerė
- Kryetari i Prishtinës harron se u kishte premtuar fëmijëve teatër
- Sonte natë të frikshme në Prishtinë për Halloween
- Kalendari historik, 31 tetor
- SKENA UP nga 3-9 dhjetor
- Zenelaj i dorëzon Berishës Deklaratën origjinale të Pavarësisë
- Puto e Xhufi: Deklaratë Pavarësie në Durrës? Spekulim!
- Kritika nuk pëlqen shfaqjet nga Peja, lavdëron ato të Prishtinës
- Embrion, porosia artistike për të depërtuar në thellësi të realitetit
- Negociatat për kthimin e veprave të Mulliqit pa rezultate
- Kalendari historik, 30 tetor
Prishtinë, 31 tetor - Një vit më parë aktorja e regjisorja Melihate Qena i ishte gëzuar premtimit për ndërtimin e një objekti të teatrit të fëmijëve. Por sot e asaj dite nuk ka as edhe një sinjal se premtimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, që kishte dhënë në shtator të vitit të kaluar, kur është themeluar Festivali i Teatrove të Kukullave - do të përmbushet. Së paku jo deri në vitin 2014, Drejtoria për Kulturë e kësaj komune nuk ka në plan të ndajë buxhet për një objekt të tillë. Teatri Dodona do të vazhdojë të mbetet nikoqir i vetëm i të vegjëlve. Ata që merren me shfaqjet për fëmijë ankohen se institucionet prej kohësh kanë neglizhuar nevojën për tua bërë çarenë me një objekt të ri. Ndërkohë Komuna e Prishtinës nuk e ka në plan për vitin 2013 përmbushjen e premtimit për teatrin e fëmijëve.
Vlora Dumoshi, drejtoreshë për kulturë në Komunën e Prishtinës, nuk ka dhënë sinjale pozitive për ndërtimin e objektit të shumëkërkuar.
Për vitin 2013 kemi në plan të ndërtojmë sallën universale kulturore që është investim shumë i madh dhe nuk ka plan për një teatër të fëmijëve, ka thënë Dumoshi. Për Dumoshin nuk është problem fakti se Dodona shfrytëzohet edhe për shfaqjet për fëmijë, edhe për ato të mbrëmjes.
Ne jemi të lumtur që ky teatër punon për dy skenat dhe vitin e kaluar kemi investuar në rinovimin e sallës, ka thënë ajo (gjerësisht në Kohën Ditore).








