E mësojnë shqipen për interes punësimi

Artikujt tjerė
- KamerFest sjell tinguj nga baroku te muzika popullore shqiptare
- Rrëfimi për familjen e dëbuar rome rikthehet në Gjermani
- Bienalja e Venecias pret pavijonet e reja
- Cyrihu në mbrojtje të veprës së Xhafës
- Kalendari historik, 29 tetor
- E mësojnë shqipen për interes punësimi
- 100 vjet Pavarësi në monedhë ari
- Budapesti bëhet me sheshin Nënë Tereza
- Filloi Festivali i Teatrove të Kosovës në Ferizaj
- Rexhep Qosjes, çmimi letrar Drita e Minatorit
Prishtinë, 28 tetor - Gjuha shqipe ka ngjallur interes për disa të rinj serbë. Në Katedrën e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe në Universitetin e Beogradit regjistrohen më shumë se 10 studentë në vit, raporton KTV-ja. Studentët që po e përvetësojnë këtë gjuhë mendojnë se do të kenë shumë perspektivë me këtë profesion.
Jeton në kryeqendrën e Serbisë, është shtetas i saj, por flet mirë shqipen.
Dushan Saviq nga Vërshaci, i cili jeton në Beograd, pas përvetësimit relativisht të mirë të shqipes tashmë ka nisur edhe studimet master në këtë katedër të UB.
Saviq nuk përjashton mundësinë që, nëse i jepet rasti, të vijë për të punuar në Prishtinë.
Bashkë me Dushanin, gjuhën shqipe po e studiojnë edhe Nevena Zindoviq, Biljana Baçeviq dhe Milica Stoshiq.
Të përkrahur nga prindërit për vendimin që kishin marrë, ata tregojnë se një gjë përkrahje të tillë nuk e gjetën në fillim edhe në shoqëri.
Ndërkaq, motivet për ta studiuar gjuhën shqipe ishin të ndryshme.
Biljana Baçeviq, e cila ka lindur në Pejë, thotë se lidhja me Kosovën është arsye pse ajo po e mëson këtë gjuhë.
Ndërsa për Milicën, nga Vraja, kjo gjuhë do të jetë ndihmesë për punësim.
Në Katedrën e Gjuhës Shqipe regjistrohen rreth 12 studentë në vit, ndërsa janë 5 ligjërues shqiptarë dhe 2 serbë që përbëjnë stafin akademik, kurse gjatë vitit ligjërojnë edhe profesorë të tjerë nga Shqipëria.
Atyre u del problem me literaturën, të cilën nganjëherë duhet ta sigurojnë vetë, ndërsa orë praktike bëjnë në parkun e studentëve, kur bisedojnë për tema të lira, edhe pse thonë se nuk e dinë nëse gabojnë, sepse nuk ka kush t'i korrigjojë.











Pali Deda 29.10.2012/11:03
Shume mire he nuk shoh ndonje gje te keqe ketu.Mund te jene ure miqsie