Bëhen përgatitjet për themelimin e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan

Artikujt tjerė
- Bëhen përgatitjet për themelimin e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan
- Institucionalizohen çmimet për teatër e kinematografi në Kosovë
- Artisti amerikan ligjëron për lidhjen e komuniteteve me artin
- Rahoveci pranon propozimet për revitalizimin e trashëgimisë kulturore
- Rust and bone, filmi më i mirë i Festivalit të Londrës
- Kalendari historik, 22 tetor
- Mitrovica jep 60 mijë euro për kopjen e shtatores së Isa Boletinit
- Ditët e Naimit bashkon në Prishtinë poetë nga mbarë bota
- Vjen pjesa e dytë e autobiografisë së Bekim Fehmiut
- Krasniqi: Albaniada promovon trashëgiminë shpirtërore shqiptare
Gjilan, 22 tetor - Organizata multi-artistike Varg e Vi nga Gjilanit, e cila kryesisht merret me aktivitete kulturore, performanca, ekspozita, vorkshope apo trajnime dhe edukim mbi artet bashkëkohore, këto ditë po bën përgatitjet për hapjen e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan.
Lokalet e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan sot i vizitoi Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast i inkurajoi artistët për punën e mirë që po bëjnë duke i ripërsëritur të pranishmëve përkushtimin e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa dhe të drejtorisë që ai udhëheqë për të përkrahur secilën iniciativë e cila do të promovonte kulturën dhe artin në Gjilan.
Jeton Muja, kryetar i organizatës multi-artistike Varg e Vi nga Gjilani me këtë rast falënderoi institucionet komunale për përkujdesjen duke përshkruar në mënyrë të detajuar natyrën e aktiviteteve të cilat do ti zhvillojë kjo qendër. Muja theksoi se qëllimi kryesor dhe i vetëm i Qendrës mbetet zhvillimi i artit bashkëkohore në komunën e Gjilanit, Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur artistët e rinj të të gjitha brezave, të shfaqin kreativitetin e tyre origjinal dhe format e reja të artit bashkëkohor.
Hapja solemne e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan pritet të bëhet në kuadër të aktiviteteve të cilat po shënojnë 100 vjetorin e Pavarësisë në të gjitha trojet shqiptare.







