• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Bashkimi surrealist i artit me jetën

Publikuar: 18.10.2012 - 10:50

Prishtinë, 18 tetor - Ai thotë se arti është jeta e tij. Prej shkollës së mesme, të cilën ia ka dedikuar studimit të artit e deri tash, kur ka mbushur 62 vjet, Xhevdet Spahija është marrë me pikturë. Njëzet piktura, kryesisht të vitit 2011, por edhe disa të tjera më të moçme, ai i ka vënë në muret e galerisë së Ministrisë së Kulturës “Qafa”, në ekspozitën e tij personale që ka hapur aty. “Arti nuk është luks, por jeta vetë”, është titulli i ekspozitës që u hap të mërkurën në mbrëmje.

“Ndiej kënaqësi të punoj për çdo ditë. Nëse një ditë nuk punoj më duket se diçka kam lënë mangët, prandaj më është bërë pjesë e jetës”, ka thënë Spahija, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së hapjes së ekspozitës së tij. Kjo është hera e dytë që Spahija hap ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Të parën e ka hapur në vitin 2006. Ekspozita të tjera ka hapur edhe në Galerinë e Artit në Pejë, qyteti i lindjes së tij, pastaj në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, e në galerinë “Mitt i Centrum” në Goteborgu të Suedisë.

“Këtu paraqitem me punime kryesisht të vitit 2011. Disa punime të tjera pres t’i prezantoj për herë të parë jashtë vendit, prej ku pres një ftesë”, ka shtuar ai, pa dashur të japë shumë detaje. Vetë Spahija është ndalur edhe te puna e tij. “Zakonisht më ngacmon mitologjia, por edhe e kaluara dhe e tashmja. Filloj me realitetin, dal në fantazi, ngase i takoj artit surrealist”, ka thënë Spahija. Në veprat e tij shpesh është e pranishme femra nudo. “Edhe pse nudo, ato e kanë një simbolikë, si ajo e dy shqiponjave që ushqehen me trupin e nënës”, sqaron ai. “Etja për jetë” mban titullin kjo pikturë, teksa titujt e pikturave të tjera të tij janë: “Ekstazë”, “Akti”, “Protheu i mbërthyer”... “Prometheu qëndron i mbërthyer në pozitë horizontale, në mes hapësirës së zverdhur nga plogështia dhe lashtësia. I mbështjellë me rrënjë, i cili pret të shpërthejë nga padrejtësitë që i bëhen për shkak të dënimit të padrejtë”, ka thënë Ilir Muharremi në kritikën që ka lexuar në hapje të ekspozitës. Sipas tij, e veçanta e punimeve të krijuesit Spahija është figuracioni dhe hapësira, disi të unifikuara që, siç thotë Muharremi, janë joshëse në mes tragjikes dhe dramës, frymës dhe lëvizjes, shkërmoqjes në nivelin e lartë të surrealizmit.

“E verdha e ngrohtë tregon zjarrin nga epshi dhe zemra e saj. Ndodhet e fjetur dhe e vetmuar. Krijuesi orienton trupat në një trup si një qenie trepjesëshe, e njësuar si një familje, e fragmentuar në një linjë horizontale dhe më tutje”, ka thënë më tej Muharremi.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme