• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Kosova” e Jusuf Buxhovit promovohet në Tiranë

Publikuar: 17.10.2012 - 22:07

Tiranë, 17 tetor - Në ambientet e kampus të universitetit "Vitrina" në Tiranë sot u promovua libri "Kosova" e Jusuf Buxhovi. Në një auditor akademik, ku ishin të pranishëm shumë nga profesorët dhe ligjëruesit e njohur të këtij universiteti, në të cilin ekziston Instituti i studimeve Pellazge, për veprën e historianit Buxhovi folën Kozeta Zavalani, prorektori Teki Kurti si dhe profesor Lutfulla Peza.

Duke e prezantuar punën shkencore të Buxhovit, profesoresha Zavalani tha se  në përvjetorin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë, "Kosova" paraqet një dhuratë të çmueshme historiografisë shqiptare, me të cilën i hapen rrugët një të menduari ndryshe jashtë kornizave ideologjike dhe stereotipeve që e kanë ngarkuar deri më tani shkencën tonë.

Teki Kurti vlerësoi lart "Kosovën" duke e quajtur një vepër shumë të rëndësishme shkencore. Puna e Buxhovit jo vetëm që do të fitojë mbështetës në qarqet tona shkencore, por ajo do t'i hapë rrugë hulumtuese të mëtutjeshme çështjes pellazge.

Lutfulla Peza, ndërkaq, e vlerësoi punën e Buxhovit, duke e quajtur atë të një rëndësie shumë të madhe për historiografinë shqiptare, e cila mund t'i hidhërojë me të drejtë falsifikatorët nga radhët e akademikëve serbë dhe gjithë ata që, për fat të keq, edhe në shkencën shqiptare, nuk po ia dalin të lirohen nga kthetrat e saj.

Komente (2)

Eri18.10.2012/12:41

e paske leshu nivelin z. historian. Me fol per librat Kozeta Zavalani, eshte nivel nen mesatar. Ju qe mendoni qe flisni e shkruani si aristokrat, poshte e pasket leshuar katundin. Keta emra jane kapak te vegjel per tenxheren tende... mesatare

Fatmiri17.10.2012/22:23

o Jusuf trimi, veq vazhdo zotri keshtu, ju dua shume jeni njeri dhe shqiptar shume i mire i urte. Veprat e tua meritojne nje vleresim dhe analize te thuket. Po frikohem se edhe ata ne shqiperi nuk do tju vleresojne drejt, nuk do tju bajne hesap shume se ata thone qe na vete jemi filozofa e historiana. Me pelqen puna juaj e pavarur si intelektual. Ju lumte

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell