• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kuvendit nuk i bëhet vonë për emërimin e Këshillit për trashëgimi

Publikuar: 15.10.2012 - 10:12

Prishtinë, 15 tetor – Kuvendit të Kosovës nuk po i bëhet vonë nëse Këshilli për Trashëgimi Kulturore, organ që e themeloi vetë, nuk ka mandat. Qe gati katër muaj anëtarëve të këtij institucioni u ka skaduar mandati, por për deputetin Idriz Vehapi, kryesues i Komisionit parlamentar për kulturë, mbi të cilin bie barra e funksionimit të KKTK-së, nuk ka vakuum institucional. Ai thotë se po presin amandamentimin e Ligjit për Trashëgimi Kulturore nga  MKRS-ja, e për të vendosur më pas se si do të rregullohet çështja e KKTK-së.

Kjo, sipas Edi Shukriut, që ka drejtuar Këshillin, është joseriozitet nga ana e organit më të lartë të shtetit, teksa ka pasur porosi edhe për Ministrinë e Kulturës. Ajo u është kundërpërgjigjur akuzave të këtij dikasteri se mungesa e listës së përhershme për mbrojtje të monumenteve të kulturës nga shteti nuk është bërë për fajin e mosfunksionalizimin e Këshillit. Shukriu është nënshkruar si ish-kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, në një reagim publik që ka botuar në “Kohën Ditore”, e ku ka folur për hedhjen e fajit për vakuumin institucional në organin që ajo ka pasur përsipër të udhëheqë për tre vjet. Në Ministrinë e Kulturës deklaratat e Shukriut i cilësojnë si tendencioze dhe mungesë e informimit.

Edi Shukriu ka treguar se anëtarët e Këshillit nuk kanë mandat prej 1 korrikut të këtij viti, dhe se këtë vazhdimisht ua ka bërë me dije kuvendarëve.

“Kemi dërguar kërkesat për plotësim me anëtarë, e më pas kemi dërguar sqarimin për përfundimin e mandatit të kryesisë në nëntor të 2011-s. Kemi treguar se nuk kemi mandat prej 1 korrikut të këtij viti”, ka sqaruar Shukriu. Madje ajo nuk është ndalur vetëm në komisionin për kulturë, e shqetësimet ia ka paraqitur edhe Kryesisë së Kuvendit.

“Madje edhe me përfaqësues të Kryesisë së Kuvendit kam biseduar dhe kam përcjellë shqetësimet. Por asgjë nuk është dhënë me shkrim”, ka thënë Shukriu.

Por Kuvendi nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim, thotë ajo.

Sipas Shkëlzen Dragajt, këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, janë tendencioze dhe vijnë si pasojë e mungesës së informimit. Ai ka pasur edhe një vlerësim për KKTK-në.

“Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore është një institucion që do të duhej të luante një rol tejet thelbësor në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë. Por kjo nuk ka ndodhur dhe Këshilli është marrë më shumë me deklarata dhe opinione në media sesa që ka punuar në atë që ka qenë kompetent”, ka thënë Dragaj (gjerësisht në “Kohën Ditore”).



 

Komente (2)

mentori15.10.2012/16:15

Në një shtet të civilizar ky Këshill do të ngritej në një Ministri për trashëgimi kulturore duke vlerësuar se trashëgimia kulturore e Kosovës ka një misionin dhe në aspektin politik në të ardhmë do të jet një sfidë këtë barë mundet vetëm një ministri e kompletur ta përballojë e jo një departament i trashëgimisë të cilë futin qiqra në hell si për ka njohurit e tyre specilalistike ashtu edhe nga kulifikimete arsimore, shiqoni Institutin arkeologjik udhëhiqet nga historianët me germime mirren historianë,Kosova nuk din se sa është numri i trashëgimisë së lujtshme,trashëgimia shpirtore për ta nuk egziston, ministrin e manipulojnë dhe e detyrojnë që të shkel ligjin fjala është për inventarizm loja e flliqur vazhdon me një ligji i cili nuk i përgjan as rabushit të bukëpjekësit e ky ligj duhet të jet alfa dhe omega i cili duhet të rregullojë sferen e trashëgimisë kulturore

katundari15.10.2012/12:59

kuvendi kasoves se pari eshte vende i allakatundarve, po cka ju interson katundarit kultura e sidomos trashegimet kulturore? per ta eshte i vetmi trashegim korupcioni spiunimi krimi i organizuar etj etj nje zanat i tarshiguar nga serbo osmanet.
eh e mjera kosove se kush te udheheq?!.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu