• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Parku Arkeologjik transformohet në Qendër Informuese për Trashëgimi

Publikuar: 10.10.2012 - 09:19

Prishtinë, 10 tetor - Pa u bërë dy vjet nga inaugurimi, Ministria e Kulturës do ta shndërrojë Parkun Arkeologjik në Qendër Informuese për Trashëgimi, shkruan sot Koha Ditore. E për ta bërë këtë do të shpenzohen 30 mijë euro, të cilat do t’i ndajë Ambasada italiane në Prishtinë bashkë me MKRS-në. Së paku 65 mijë euro janë shpenzuar në objektin që zuri vend pranë Muzeut të Kosovës në tetor të 2010-s, pas zvarritjes së punimeve për projektin e iniciuar qysh më 2007.

Disa ekspozita e promovime librash kanë qenë të vetmet raste kur ky park ka hapur dyert për vizitorë. Ministria e Kulturës në fillim të vitit kishte premtuar se plani për funksionalizimin e këtij institucioni do të përfundojë në qershor. Por, me kalimin e kohës kanë ndryshuar hesapet. Deri vitin e ardhshëm nuk ka gjasa që Parkut Arkeologjik t’i ndërrohet destinacioni.



(gjerësisht sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell