• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kalendari historik, 8 tetor

Publikuar: 08.10.2012 - 09:05

1967 – Clement Attlee, kryeministër laburist britanik nga viti 1945 deri më 1951, vdes nga një sëmundje e rëndë.

1970 – Novelisti rus, Alexander Solzhenitsyn, fiton çmimin “Nobel” për letërsi.

1982 – Parlamenti polak shpërbën “Solidarnostin”, duke i dhënë fund zyrtarisht eksperimentit të parë të Evropës Lindore për demokraci.

1990 – Gjermania e bashkuar nënshkruan marrëveshjen e parë ndërkombëtare, duke u pajtuar me Çekosllovakinë për pastrimin e lumit të ndotur Elbë.

1993 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ia hoqi pothuajse të gjitha sanksionet e mbetura ekonomike Afrikës Jugore, të vendosura në vitet 60 dhe të shtuara gjatë viteve në vijim për shkak të politikave të Pretorias zyrtare për aparteidin racor.

1996 – Presidenti palestinez, Yasser Arafat, realizoi vizitën e parë publike në Izrael, për të marrë pjesë në bisedime me presidentin, Ezer Weizman.

1998 – Japonia zyrtarisht i kërkon falje Koresë Jugore për 35 vjetët e sundimit të ashpër kolonial.

2001 – Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” (SAS) u rrëzua në Aeroportin e Milanos, Linate, pasi u përplas me një aeroplan të vogël privat, me ç’rast të gjithë 110 personat në bord, dhe katër të aeroplanit privat, humbën jetën.

2005 – Më tepër se 73.000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 3 milionë të tjerë kanë mbetur pa strehë, kur një tërmet i fuqishëm goditi Kashmirin pakistanez dhe krahinat veriore të tij.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell