• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Botuesit kosovarë dërgojnë 200 tituj në Panairin e Frankfurtit

Publikuar: 07.10.2012 - 08:46

Prishtinë, 7 tetor - “Rimendo. Ripërtërij” është motoja e sivjetmë e Panairit të Librit në Frankfurt, ndërkohë që shtëpitë botuese nga Kosova pjesëmarrjen e tyre në ngjarjen më të madhe të librit në botë e kanë “rimenduar” duke u dhënë përparësi autorëve kosovarë përderisa e kanë “ripërtërirë” hapësirën ku do të prezantohen. Afërsisht 200 tituj do të prezantohen në Panairin katërditor të Librit në Frankfurt - edicioni i 62-të i të cilit hapet me 10 tetor. Fiks 25 shtëpi botuese dhe institucione që botojnë libra do të prezantohen në stendën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës. “Secila prej shtëpive botuese ka të limituar numrin e titujve prej 15 sosh”, ka thënë ka thënë Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës. Por ka edhe shtëpi botuese të cilat do të prezantohen edhe më pak tituj. “Kësisoj, gjithsej janë afërsisht 200 tituj”, ka shtuar Zeneli, shkruan sot Koha Ditore. Në listën e shtëpive botuese është edhe Botimet KOHA. “Lakorja e Ik’sit” e Eqrem Bashës, “Autobiografia” e Vanessa Redgrave, “Arbën Xhaferi rrëfen - Në Tetovë, në kërkim të kuptimit”” i Enver Robellit, “Pararendësi” i Idriz Ajetit, “Libri i fluturave” i Veton Surroit, “Ithtarët e librit” i Zakarija Karabell, trilogjia e Blerim Shalës “Libri i fitores”, janë disa nga titujt që do të prezantohen atje. Edhe “Lum lumi” i Ali Podrimjes, të cilin KOHA e ka ribotuar së fundmi në ditëlindjen e autorit të ndjerë, është në listën e Botimet KOHA.

“Sivjet edhe kërkesa e Shoqatës ka qenë që të prezantohen më shumë autorët kosovarë. Për secilin titull kemi dërguar nga një kopje, sepse nuk do të shiten”, ka thënë Fidan Imeri nga Botimet KOHA. Titujt të cilët do të prezantohen sivjet janë edhe ato të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik, Institutit të Historisë, Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Universitetit të Prishtinës dhe të shtëpive të tjera botuese si “AIKD’99”, “Alb-Med”, “Albas”, “Anton Pashku”, “Artini”, “Bss”, “Cuneus” “Dukagjini”, “Faik Konica”, “Drita”, “Dija”, “Mendimi Pozitiv”, “Rugova Art”, “Tenda Titanik” dhe “Zëri”.



(Më gjerësisht rreth pjesëmarrjes së botuesve kosovarë në Panairin e Frankfurtit, lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell