Meshari vjen në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë

Artikujt tjerė
- Qeveria synon të fitojë para, duke luftuar piraterinë
- Kalendari historik, 5 tetor
- Meshari vjen në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë
- Eliza Dushku: Dokumentari, letra ime e dashurisë për Shqipërinë
- Kadare: Evropa për Shqipërinë është vetvetja
- Koleksionet shqiptare, 500 vjet art pasbizantin
- Dorëshkrimi i romanit Dimri i vetmisë së madhe i kthehet Kadaresë
- Ministria e Kulturës luan me çmimin Bekim Fehmiu
- Grupi ABBA do të ribashkohet në muze
- Së shpejti emra të rinj në ASHAK
Tiranë, 4 tetor Përfoljet mbi kthimin e Mesharit të Gjon Buzukut për ekspozim në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, tashmë është fakt. Qeveria ka dhënë një shtesë prej rreth 10 milionë lekësh të vjetra (1 003 456) në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për ekspozimin e Mesharit në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe rreth 13 milionë për ekspozimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Historik Kombëtar, raporton Shqip. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin Projekte, artikulli 604, ti shtohet fondi prej 1 003 456 (një milion e tre mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh, për organizimin e ceremonive zyrtare për ekspozimin e Mesharit, të Gjon Buzukut, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, dhe fondi prej 1 280 000(një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekësh, për ekspozimin e armëve të Skënderbeut, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, thuhet në vendim. Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.







