Eliza Dushku: Dokumentari, letra ime e dashurisë për Shqipërinë

Artikujt tjerė
- Meshari vjen në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë
- Eliza Dushku: Dokumentari, letra ime e dashurisë për Shqipërinë
- Kadare: Evropa për Shqipërinë është vetvetja
- Koleksionet shqiptare, 500 vjet art pasbizantin
- Dorëshkrimi i romanit Dimri i vetmisë së madhe i kthehet Kadaresë
- Ministria e Kulturës luan me çmimin Bekim Fehmiu
- Grupi ABBA do të ribashkohet në muze
- Së shpejti emra të rinj në ASHAK
- Kalendari historik, 4 tetor
- Shkurta e Arzana Krajës shkon në Festivalin Rio de Janeiro
Tiranë, 4 tetor 2012 - Tirana është kthyer në këtë javë të parë të tetorit, në qytetin e artit, modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Si asnjëherë më parë në sheshin Skënderbej janë mbledhur së bashku aktorë të Hollivudit, fotografë, modele e stilistë me famë botërore e arkitektë të njohur, e gjitha me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, për ti dhënë këtij qyteti atë që meriton, më të bukurën në art, arkitekturë dhe urbanistikë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me aktoren Eliza Dushku, fotografin Fadil Berisha modelen Lu sierra, Ema Savah, me përfaqesues të studios Grimshaw, të cilët janë në kryeqytet për të sjellë detajet e para të projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës, kanë parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj, për terminalin e ri të pasagjerëve.
Sot, në këtë pjesë të sheshit Skënderbej ndërthuret arti, arkitektura, kinematografia, pra shpirti i së bukurës i cili simbolizon më së miri kryeqytetin e shqiptarëve. Nga njëra anë kemi eskpozitën e mbi 40 punimeve të Universitetit Polis dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë, për terminalin e ri të pasagjerëve, terminal i cili do të nisë të ndërtohet Brenda një kohe të shkurtër, në partneritet me korporatat më të mëdha evropiane dhe BERZH dhe do i hapë rrugë projektit tonë madhor, bulevardit të ri të Tiranës dhe atij të tramit. Së bashku me ne kemi dhe përfaqësuesin e Grimshaë i cili sot edhe dje ka prezantuar para Bashkisë së Tiranës konceptet për profilin e bulevardit dhe për aspekte të tjera të këtij projekti madhështor, shpresojmë që ashtu siç kemi rënë dakord, brenda fundit të vitit, ne të demonstrojmë para qytetarëve se si do të duket ky bulevard dhe të bëjmë përgatitjet, për të nisur punën në muajt e parë të vitit që vjen u shpreh kreu i Bashkisë, Lulzim Basha.
Sot, në këtë ditë kanë startuar dhe 24 aktivitetet e Tirana Art Days. Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer kanë mbërritur në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë me ne, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre. Të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës, historisë, kinematografisë, do të gjejnë atë që duan, në 24 aktivitetet që do të zhvillohen në datat 4, 5 dhe 6 tetor, në Tiranë.
Është rikthyer në Tiranë, ambasadorja jonë e shkëlqyer në botë Eliza Dushku, së bashku me Fadil Berishën dhe grupin tjetër të yjeve që morën pjesë në xhirimin e dokumentarit Shqipëri e dashur, i cili do të shfaqet në kinematë e qytetit tonë, duke filluar nga premiera e ditës së premte. Të shtunën, bukuritë e botës nëpërmjet lentes së Fadil Berishës do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Kongreseve, si një parathënie për sfilatën e bukurosheve shqiptare nga Anxhela Martini, Marigona Dragusha, Ema Savah por edhe stilistëve shqiptarë , pavarësisht nëse punën e tyre e bëjnë këtu në Tiranë në New York, Kaliforni apo Stamboll. Pra, është një koktej arti, arkitekture, urbanistike dhe yjesh. Shpresoj që jo vetëm ekspertët por edhe qytetarët e Tiranës ta shijojnë sa më mirë këtë 3-ditësh, i cili pa dyshim është parathënia e një tradite që Bashkia do të ndërtojë edhe në vitet e ardhshme, një festë për shqisat, një kurim dhe frymëzim për shpirtin e qytetit dhe qytetarëve të tij- theksoi z. Basha.
Eliza Dushku e ka konsideruar dokumentarin e realizuar prej saj, Dear Albania, si letër dashurie drejtuar Shqipërisë.
Jam shumë e kënaqur që jam këtu. Në fakt nuk mund të mos bie dakord me gjithçka që kryetari i Bashkisë, z. Basha tha. Jemi këtu, për të festuar këto ditë arti të cilat janë të shkëlqyera. Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja tju thosha se kjo është një përvojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu së bashku me familjen time, së bashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, E dashur Shqipëri, letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja tju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë së bashku










