• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Prishtinë: Nis Festivali i Hapur i Muzikës

Publikuar: 01.10.2012 - 20:40

Prishtinë, 1 tetor - Kosova  është bërë një qendër e rëndësishme e artit në rajon. Me festivale prestigjioze të filmit dhe muzikës, e me plot aktivitete të tjera kulturore, Republika e Kosovës po dëshmon pasionin dhe potencialin e lartë që ka për artin.  Edhe Festivali i Hapur i Muzikës, që po e hapim sot, është një nga këto ngjarjet e rëndësishme. Kështu tha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në hapje të Festivalit të Hapur të Muzikës, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ky festival po ndodh për herë të parë në Kosovë dhe është i organizuar nga një bashkëpunim i MKRS-së dhe Komisionit Evropian. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe kryetari i Komunës së Prishtinë, Isa Mustafa.

Ministri Krasniqi vlerësoi idenë që muzika e mirëfilltë, veprat e mëdha botërore dhe ato në Kosovë do të jepen në shesh, e që përben një afrim më të madh me publikun. “Ne kemi nevojë që sa më shumë të promovojmë artin e mirëfilltë tek secili individë, sidomos tek gjeneratat e reja, që në të ardhmen të kemi një krijimtari edhe më të pasur”, tha ai.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar tha se kultura është ajo që i socializon njerëzit, duke larguar barrierat mes tyre. Ai tha se pikërisht ka qenë kjo arsyeja që ky festival po organizohet në shesh. “Kultura e lëvizë shoqërinë, e zhvillon atë, dhe unë vërtetë ju uroj këto tri ditë relaksim me veprat që do të përformohen”, tha ai.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se ndjehet mirë që një festival i tillë tashmë ka zënë vend edhe në Prishtinë dhe vlerësoi se kjo iu ofron mundësi gjithë qytetarëve që të shohin krijimtarinë vendore e botërore në muzikën klasike. Festivali i Hapur i Muzikës synon të jetë tradicional. Ai do të zgjasë deri më 3 tetor.

Komente (1)

jeton02.10.2012/07:09

ne prishtine per cdo dy jave nga nje festival nuk besoj se ne angli apo gjermani ka kaqshume festivale mendon njeriu thuase te gjitha i kemi super por vetem festivalet po na mungojn nuk di se per kend po i organizojn kur 88o perqind e popullesis eshte e varfer DOKUFEST, festival REMUSIKA,festival SKENA UP, KOSOVA FILM fest,JAZZ festival fest, HYJNESHA NE FRON festival, FREEDOM festival,VIDEOFEST festival,DAM festival,POWOW FEST, CHOPIN PIANO fest, FESTIVALI I STRIPIT DHE I KARIKATURES,ANI BAR festival,FESTIVAL OF LITERATURE FLO,NINE ELEVEN festval,Park festival etj

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell