Tiranë: TKOB çel sezonin e ri

Artikujt tjerė
- Tiranë: TKOB çel sezonin e ri
- Shkodër: Mbyllet Festivali i Filmit Multiplikativ
- Përfundoi Bienalja e I-rë Ndërkombëtare e Piktorëve Omerika
- PriFest ia ndalon KTV-së premierën e financuar nga shteti
- Ndahet nga jeta gazetari Agron Çobani
- Vatikani kundërshton pretendimin se Jezusi ka qenë i martuar
- Lufta me fotografi kundër përbuzjes
- Kalendari historik, 29 shtator
- Vdiq kryeinspektori i Pink Pantherit
- Weiwei humb betejën me autoritetet kineze
Tiranë, 29 shtator - Teatri i Operas dhe Baletit çeli sezonin e ri artistik. Me rastin e javës së Budapestit në Tiranë, shfaqja e parë e përzgjedhur për publikun ka qenë një diptik muzikor nga opera e pare dhe baleti më i njohur hungarez, raporton TCH. Kori i burrave i Teatrit të Operas, solistja shqiptare Ardita Meni dhe solisti hungarez Gergely Boncser interpretuan pjesë të përzgjedhura nga opera Huniadi Lázló, e cila shënoi një fillim të ri, atë të operas kombëtare hungareze.
Një prej pjesëve më të veçanta të shfaqjes ka qene baleti "Mandarini i Mrekullueshëm" me muzikë të Bela Bartok. Solistja Enada Hoxha, e shoqëruar nga Gerdi Vaso dhe trupa e baletit, kanë performuar nën tingujt e veçantë, koreografinë e vështirë por edhe tepër të bukur të krijuar nga David-Miklos Kerenyi.
Drejtimi i orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit i është besuar dirigjentit hungarez Imre Kollar, një prej emrave më të njohur të fushës së muzikës në vendin e tij, si dhe fitues i çmimeve të shumta. Shfaqja do të vazhdojë të jepet përgjatë kësaj fundjave për publikun e kryeqytetit.









