Përfundoi Bienalja e I-rë Ndërkombëtare e Piktorëve Omerika

Artikujt tjerė
- Përfundoi Bienalja e I-rë Ndërkombëtare e Piktorëve Omerika
- PriFest ia ndalon KTV-së premierën e financuar nga shteti
- Ndahet nga jeta gazetari Agron Çobani
- Vatikani kundërshton pretendimin se Jezusi ka qenë i martuar
- Lufta me fotografi kundër përbuzjes
- Kalendari historik, 29 shtator
- Vdiq kryeinspektori i Pink Pantherit
- Weiwei humb betejën me autoritetet kineze
- Festivali i teatrove të kukullave mbush Dodonën
- Arta Dobroshi: Me rolin e moldavianes thyej paragjykimet
Prishtinë, 29 shtator - Në ambientet e Kolegjit Iliria në Prishtinë, u mbajt ceremonia përmbyllëse e Bienales së I-rë Ndërkombëtare të piktorëve, e mbiquajtur Omerika, për nder të piktorit të madh shqiptar me famë botërore Omer Kaleshi, i cili jeton dhe krijon në Paris, njoftohet nëpërmjet një komunikate.Bienalja u mbajt e organizuar dhe e financuar nga Kolegji Iliria, kurse përveç piktorit Omer Kaleshi për 10 ditë , në të, morën pjesë dhe këta piktorë të njohur: Klime Korobar (Maqedoni); Bernhard Hollemann (Austri); Kurt Neubauer (Gjermani); Nilϋfer Erkan (Turqi); Hasan Nallbani (Shqipëri); Pavle Kuzmanoski (Maqedoni); Reshat Ahmeti (Maqedoni); Rosita Lazeska (Maqedoni); Zake Prelvukaj (Kosovë); Eshref Qahili (Kosovë); Agron Mulliqi (Kosovë); Veli Blakçori (Kosovë); Veton Gusia (Kosovë).
Bienalja u hap nga Kolegji ILIRIA, për nder të nisjes së punës së galerisë së përhershme së këtij institucioni e cila përmban 16 piktura të cilat, piktori me famë, Omer Kaleshi, ia dhuroi këtij institucioni dhe ajo do të jetë e hapur vazhdimisht për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të njihen dhe ta studiojnë artin Kaleshian.
Në fjalën e rastit, në ceremoninë e përmbylljes së Bienales së I-rë Ndërkombëtare të Piktorëve Omerika, presidenti i Kolegjit ILIRIA Dr. Mixhait Reçi, vlerësoi lartë dhe falënderoi të gjithë piktorët dhe kontribuuesit e kësaj ngjarjeje, siç vlerësoi ai me rëndësi të veçantë jo vetëm për komunitetin artistik shqiptar, por edhe për atë Ballkanik dhe ndërkombëtar.
Në këtë rast, të gjithë piktorëve dhe kontributorëve për realizimin e kësaj iu dhurua simboli i Prishtinës Hyjnesha në fron si dhe mirënjohje të veçanta për angazhime në këtë bienale.
Një fjalë rasti për bienalen, galerinë dhe për artin e Omer Kaleshit mbajti edhe profesori i estetikës Dr. Kadri Metaj, i cili veprat në galerinë Omer Kaleshi i vlerësoi si thesar kombëtar, kurse hapjen e galerisë së përhershme, një ngjarje të jashtëzakonshme për kulturën e Kosovës.
Në emër të të gjithë piktorëve, për qëndrim dhjetë ditorë dhe për kushtet e ofruara për krijim dhe për një ambient të jashtëzakonshëm pune, u falënderua piktorja Zake Prelvukaj, e cila potencoi faktin se Kolegji ILIRIA në këto dhjetë ditë, Prishtinën e shndërroi në qendër pikturale ndërkombëtare.
Në anën tjetër, piktorët ndërkombëtarë, pjesëmarrës në këtë Bienale, u shprehën të jenë ndjerë tejet të afruar me Kosovën dhe me aspektet artistike të saj, duke gjetur mundësinë e veçantë të shkëmbimit në aspektet kulturore, me artistët vendas.








