• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Premierën e “Heroit” e mbajnë peng 30 mijë euro

Publikuar: 26.09.2012 - 09:33

Prishtinë, 26 shtator - Regjisori Luan Kryeziu nuk e ka thyer “traditën” e kolegëve të tij që deri më tani u janë subvencionuar filmat nga buxheti i shtetit. Edhe Kryeziu ka kërkuar afat shtesë për të finalizuar filmin e tij, meqë nuk ka arritur ta përfundojë atë në kohën e përcaktuar me kontratë. Megjithëse është dashur që më së largu deri në fund të këtij muaji rrëfimi i filmit “Heroi” të jetë punë e kryer, regjisori nuk ia ka dalë ta përfundojë atë. Mungesa e 30 mijë eurove për të paguar përpunimin e zërit është bërë shkak që rrëfimi i filmit të mbështetur me 200 mijë euro nga shteti, në konkursin e vitit 2009, të mbetet ende pa u parë në publik. Paratë që i mungojnë regjisorit janë nga buxheti i premtuar nga  donatorët.

Kryeziu i është drejtuar me shkresë elektronike Bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës për të kërkuar afat shtesë. Bordi i QKK-së i ka dhënë Kryeziut 15 dhjetorin e këtij viti, datë të fundit për të shfaqur premierën.

“Shtatori ka qenë afat i fundit, por unë kam bërë kërkesë për shtyrje dhe ata kanë bërë tolerime për shkak të rrethanave. Aktualisht jemi në laborator dhe është përfunduar postproduksioni, por na mungon buxheti prej 30 mijë eurosh për përpunim të tonit”, ka thënë Kryeziu.

Megjithëse nuk e ka të sigurt se do t’i gjejë mjetet që i mungojnë për të konkretizuar “Heroin”, Kryeziu nuk ka dilemë se do të arrijë që në dhjetor të shfaqë premierën e mbyllur të filmit.

Xhirimet për filmin “Heroi” kishin nisur në korrikun e vitit të kaluar. Ka qenë mjeshtri i fotografisë, amerikani me nam Roger Simonz, ai që ka xhiruar për më shumë se 30 ditë çdo skenë të filmit. Krahas punës në montazh, është zgjedhur kompozitori zviceran që jeton në ShBA, Billy Cohen, për të kompozuar muzikën e filmit. Për këtë ai do të bazohet në motive të muzikës popullore shqiptare.

Filmi “Heroi” për rrëfim ka jetën e një ish-luftëtari të UÇK-së, i cili ballafaqohet me situata të ndryshme pas luftës. Njerëzit lindin të gjithë të barabartë dhe të njëjtë, por është shoqëria ajo që i formon karakteret. Shndërrimi i karakterit të mirë të tyre, në rrethanat që i obligojnë ata të bëjnë edhe punë të këqija, pra transformimi i tyre, është rrëfimi që shtrihet për gati 90 minuta shirit filmik. Në filmin “Heroi” luajnë aktorët Arben Bajraktari, Çun Lajçi, Enver Petrovci, Luan Daka, Haqif Mulliqi e të tjerë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu