• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“DokuFest” u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit

Publikuar: 20.09.2012 - 10:05

Prishtinë, 20 shtator - Nxënësit e katër shkollave të Prizrenit, Dragashit dhe të Rahovecit do të marrin njohuritë bazike se si realizohen dokumentarët. Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të zgjerojë programin edukativ në kuadër të projektit “Shkolla dhe filmi dokumentar”. Në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit të këtyre komunave “DokuFest” do të organizojë seminare për arsimtarët e shkollave të mesme të disa qyteteve. “Në shkolla ne do të zhvillojmë edhe katër klube të filmit dhe do të trajnojmë dymbëdhjetë nxënës të shkollave të mesme në videoaktivizëm. Manualët metodikë për përdorimin e dokumentarëve në klasë do të përkthehen në gjuhën serbe për përdorimin e tyre edhe nga nxënësit serbë dhe goranë”, thuhet në një komunikatë për media të “DokuFest”.

Sipas komunikatës, në kuadër të projektit “Shkolla dhe filmi dokumentarë”, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë rastin të mësojnë për teknikat e identifikimit të storieve, përdorimit të pajisjeve filmike, xhirimit dhe montazhit.

“Nxënësit do të pajisen me mjete të nevojshme për filmim dhe ata do të prodhojnë filmat e tyre të cilët trajtojnë çështje të drejtave të njeriut. Filmat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të ‘DokuFest’ në një program special për filmbërësit e rinj”, thuhet në komunikatë.

Që nga viti 2008, “DokuFest” ka organizuar shfaqje të filmave dokumentarë në bazë javore për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët përcollën shfaqjen e filmave dhe shprehën interesim për debatet e organizuara pas emetimit të tyre. Po ashtu ky festival, në bashkëpunim me personelin e sistemit të arsimit kosovar ka publikuar një manual me informata mbi filmat dokumentarë dhe përdorimin e tyre si mjet edukimi në shkollat e mesme të Kosovës për çështjet e të drejtave të njeriut.

Projekti “Shkolla dhe filmi dokumentar” është i implementuar në bashkëpunim me partnerin e festivalit “One World Festival” të Pragës dhe i mbështetur nga Ndihma Kombëtare për Demokraci NED.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell