• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Frigoriferi” - premierë në Ferizaj

Publikuar: 20.09.2012 - 10:02

Prishtinë, 20 shtator - Shfaqja që për temë ka historinë e dy personazheve të mbyllura në një frigorifer gjatë bombardimeve të NATO-s, do të jepet premierë sonte (e enjte) në Teatrin Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.  Shfaqja nën regji të Fatmir Hysenit e shkruar nga Naser Shatrolli me Dardana Mehmetin e Nexhat Gjoklin në rolet kryesore do të hapë sezonin e ri të këtij teatri.

Dy heronjtë e kësaj drame, Atdheu dhe Liria, të mbyllur në frigorifer tentojnë që ta sfidojnë atë ambient duke e tallur njëri - tjetrin për të fshehur frikën nga ajo që ndodh jashtë frigoriferit. Sipas një komunikate për media të ekipit të shfaqjes, mesazhi i “Frigoriferit” është që të tregojë, se si njeriu dita-ditës po tjetërsohet. “Jemi në provë gjenerale kur po e shtrojmë shfaqjen nëpër të gjitha hallkat skenike dhe shpresojmë se ka për të reflektuar puna jonë zinxhirore”, citohet të ketë thënë Hyseni. Ndërsa, autori i dramës “Frigoriferi” Shatrolli, beson se shfaqja do të dalë mirë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell