• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Njerëzit e Kosovës” - për imazhin e shtetit të ri

Publikuar: 20.09.2012 - 10:01

Prishtinë, 20  shtator - Personalitete të njohura të Kosovës e njerëz nga përditshmëria kanë pozuar për “Njerëzit e Kosovës”. Në mesin e tyre edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Rreth 500 fotografi janë bashkuar në gjithsej 6 mozaikë të fotografive, për të prezantuar kështu 6 fytyra të Kosovës së sotme. Ekspozita e dy fotografëve francez Romain Chambodut dhe Julien Malabry është hapur të mërkurën në Rezidencën Franceze në Prishtinë. Hapja e ekspozitës u bë nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.

“Të dy autorët e kësaj ekspozite kanë ardhur në Kosovë dhe kanë krijuar një ekspozitë, e cila është ekspozita e fytyrës së Kosovës. Kjo ndoshta që kosovarët ta shohin veten në fotografi dhe ta kenë vetëbesimin dhe nderin për fytyrën e tyre”, ka thënë ambasadori Fitou. Sipas tij, “Njerëzit...” mëton të sjellë një imazh të lumturisë.

“Gjëja e dytë me rëndësi është se kjo ekspozitë do të udhëtojë në vende të ndryshme në Prishtinë dhe në Kosovë. Përmes këtyre 6 mozaikëve kemi dashur të tregojmë se çka është lumturia”, ka shtuar ai.

Për ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, vetë titulli “Njerëzit e Kosovës” është përshkruesi më i mirë i përmbajtjes së ekspozitës.

“Ajo që do të jetë e veçantë është se njerëzit do të shohin jo vetëm njerëz të përditshmërisë sonë kosovare, por edhe fytyra të njohura publike, duke filluar nga presidentja e Kosovës dhe shumë fytyra tjera artistike. Kjo flet më së miri për Kosovën e re, për aktivitetin e këtij vendi, dhe për vizionet e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Gjatë udhëtimit të parë në Kosovë, autorët e kësaj ekspozite kanë organizuar seanca fotografie nëpër rrugë, duke fotografuar kështu kalimtarë si dhe njerëz të famshëm lokalë.

Instinkti prej fotografi dhe aftësia e tij për të perceptuar njerëzit, ka bërë që njëri nga autorët e kësaj ekspozite, Romain Chambodut të ushqejë interesin e tij për njerëzit e kësaj Republike të re, me një sy të mprehtë larg të gjitha arsyeve politike.

“Kam pasur shumë dëshirë të jem pjesë e një aktiviteti të tillë. Të gjitha pozat në këto fotografi kanë qenë natyrale, dhe nuk i kemi kërkuar askujt që të buzëqeshë, por thjesht kanë dalë ashtu siç janë” ka thënë ai.

Autori tjetër i kësaj ekspozite, Julien Malabry, bëri të ditur se ekspozita është realizuar nga dy pikëpamje.

“Shoku im i ka bërë fotografitë, ndërsa unë mozaikët. Kur i kemi bërë fotografitë, ajo që më ka pëlqyer më sa shumti është se pothuajse secili person ka pasur një buzëqeshje në fytyrë. Me të vërtetë është diçka që e kam bërë nga zemra, dhe dua të mbaj shoqërinë time me shumë njerëz kosovarë që unë kam njohur gjatë këtij udhëtimi” ka thënë ai.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu