Japonia jep mbi 500 mijë euro për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 21 shtator
- Shqipëria i dhuron Kosovës armë për muzeun e luftës së UÇK-së
- DokuFest u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit
- Frigoriferi - premierë në Ferizaj
- Njerëzit e Kosovës - për imazhin e shtetit të ri
- SculpEdu bashkon skulptorët në Prizren
- Në Junik përurohet Plani Rajonal i Trashëgimisë
- Muzeu i Kosovës nuk ekspozon as 10 për qind të koleksionit
- Kalendari historik, 20 shtator
- U hap ekspozita Kososvos People
Prishtinë, 19 shtator Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, dhe shefi i Zyrës së Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) për Ballkan, Ken Yamada, kanë nënshkruar të mërkurën Marrëveshjen e grantit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për projektin e Përmirësimit të instrumenteve muzikore të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.
Përmes këtij granti, në vlerë prej 57 600 000 jenëve japonezë (569 200 euro), Japonia ofron mbështetje shumë të rëndësishme për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Selimi falënderoi Qeverinë dhe popullin e Japonisë për përkrahjen dhe ndihmën e madhe që kanë ofruar për Kosovën gjatë viteve të fundit.
Selimi veçoi rëndësinë e përkrahjes japoneze për Filarmoninë e Kosovës, duke theksuar se përfitues i këtij granti do të jetë një nga veprimtaritë më të rëndësishme të kulturës , e cila deri më tani ka gëzuar mbështetje më të vogël nga donatorët e tjerë.
Ai ka përmendur mbështetjen e Japonisë për Kosovën edhe në ditët kur vet ky shtet mik ishte prekur nga tërmeti dhe cunami, duke e quajtur atë treguesin më të mirë të përkrahjes së madhe të Japonisë për Kosovën.
Ky është një hap i vogël në maratonën tonë shumë të gjatë të miqësisë ndërmjet dy shteteve, tha Selimi.
Ken Yamada theksoi se ndihej tejet i kënaqur për projektin në fjalë, i cili ka për qëllim avancimin e punës së Filarmonisë së Kosovës.
Yamada premtoi përkrahje të mëtutjeshme të Japonisë dhe JICA-s për Kosovën, duke theksuar se projekti në fjalë duhet të jetë shembull i bashkëpunimit dhe përpjekjes që përmes muzikës të tejkalohen kufijtë dhe të ndërtohen ura të komunikimit ndërmjet popujve.
Japonia dhe JICA do të jenë këtu për Kosovën dhe do ti shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, tha Yamada.











Shefqet Aliu 20.09.2012/22:23
Falemnderit JAPONIA jeni numer 1 ne ket pikpamje ua kethefshim per te mire..